Në pyjet e Maqedonisë së Veriut u rrit sasia e drurit të prodhuar, akoma më shumë u rrit sasia e drurit të shitur

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të dytë është regjistruar rritje e prodhimit të produkteve pyjore dhe produkteve të shitura, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Prodhimi total i produkteve pyjore në pyjet shtetërore në tremujorin e dytë të vitit 2025 është rritur për 10.7% krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke arritur në 111 mijë metra kub, 78 mijë e tyre dru për zjarr.

Në të njëjtën kohë, për 18.5 përqind është rritur sasia e drurit që është shitur, duke arritur 97 mijë metra kub. Më së shumti është shitur druri për zjarr, 72 mijë metra kub.

 

 

Dita e DruritDru për ngrohjeEkologjiEnti Shtetëror i Statistikave RMV (ESHS)Mjedisi jetësorNP "Pyjet e Maqedonisë"