Dështoi edhe tenderi i 14-të për ndërtimin e hidrocentralit të Çebrenit në Crna Reka, pasi kompania greke “Archirodon” nuk ia zgjati garancinë bankare të skaduar më 31 dhjetor të vitit të kaluar, kështu që saga dy dekadash në lidhje me ndërtimin e këtij kapacitet energjetik ndoshta do të ketë një vazhdimësi të pesëmbëdhjetë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.
Ministrja e Mjedisit Jetësor, Kaja Shukova ka informuar sot se oferta e “Archirodon” nuk është më aktive dhe se informacioni do të dërgohet në Qeveri për anulimin e gjithë procedurës. Kompania greke, përderisa garancia bankare ishte aktive, duhej të nënshkruante një marrëveshje për sipërmarrje të përbashkët me EMV, por kjo nuk u bë me gjithë paralajmërimet e dërguara nga Ministria. Ky ka qenë kusht për vazhdimin e procedurës, por kompania greke, siç theksoi Shukova, nuk i është përgjigjur fare kësaj kërkese dhe as nuk kanë dhënë shpjegime për arsyet e mos vazhdimit të garancisë bankare.
“Kompania dërgoi një ankesë dhe kërkonte kushte shtesë për të ofruar mundësi më të mira për sigurimin e fondeve si kredi bankare me të cilat duhej të ndërtohej hidrocentrali. Qeveria e refuzoi kërkesën sepse ato kushte shtesë nuk ishin pjesë e dokumentacionit të tenderit dhe me atë do të krijonte situatë pabarazie për pjesëmarrësit e tjerë në tender”, tha Shukova.
Ajo theksoi se Qeveria dhe Ministria nuk kanë informacion zyrtar për arsyet pse “Archirodon” nuk e ka vazhduar procedurën, por beson se ndoshta në këto kushte kompania nuk ka mundur të sigurojë kredi nga bankat, duke pasur parasysh ndryshimet që kanë ndodhur që nga viti 2020, kriza ekonomike botërore dhe kushtet e reja që ekzistojnë në tregje.
Shukova njoftoi se Qeveria nuk do ta aktivizojë garancinë bankare, sepse kompania greke me shtyerjen e afatit të tenderit për shkak të zgjatjes së procedurës së ankesave deri më 15 janar të këtij vit, në fakt ende ka pasur kohë për të nënshkruar kontratën për sipërmarrje të përbashkët dhe zyrtarisht kompania nuk e refuzuan as nuk e tërhoqën. Ata vetëm lejuan të skadojë garancia dhe nuk e kanë rinovuar atë, duke e bërë ofertën automatikisht të pavlefshme.
Në lidhje me realizimin e këtij projekti të madh dhe nëse duhet të ndërtohet me koncesionar, siç ishte rasti i fundit, apo duhet të ndërtohet nga shteti, Shukova mendon se duhet të merret një vendim nga ekspertët që merren me energjinë.
“Për 20 vitet e fundit po zbatohet procedura për Çebrenin. Vlerësoj se ka kaluar shumë kohë dhe se të gjithë ekspertët që punojnë në sektorin e energjisë duhet të ulen dhe të mendojnë se si duhet të vazhdojë kjo procedurë. A duhet të shpallur një tender i ri për koncesionar apo duhet ta ndërtojë shteti? Nuk është në domenin e Ministrisë, ne mund të konfirmojmë vetëm se është një projekt ekologjik, i cili nuk do të ndikojë seriozisht në biodiversitetin dhe mjedisin”, tha Shukova.
Muajt e fundit, projekti dhe vendimi i Qeverisë që ta ndërtojë atë kompania konsecionare e huaj ishin në qendër të vëmendjes të publikut. Një pjesë e ekspertëve janë kundër kësaj kontrate, për të cilën mendojnë se është e dëmshme për shtetin dhe se është shumë më mirë të realizohet projekti me para nga buxheti i shtetit, i cili llogaritet të kushtojë deri në një miliard euro.
Qeveria njoftoi me shumë eufori dhe optimizëm se pikërisht ata do të jenë ekipi që do të ndërtojë projektin dhjetëvjeçar. Më 15 shtator, morën vendim për zbatimin e projektit si partneritet publik-privat.
“Më në fund këtë vit, pas 13 tenderëve të pasuksesshëm, kemi zgjedhur një ofertues të gatshëm për të investuar në këtë projekt të madh”, tha kryeministri Dimitar Kovacevski.
“Është shumë mirë që pas 32 viteve të pavarësisë filluam të numërojmë ditët për diçka që është vërtet e rëndësishme për qytetarët”, tha Fatmir Bytyqi, Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike.
Sipas përllogaritjeve, projekti do të kushtonte 1 miliard euro, paratë do të investoheshin nga koncesionari, ndërsa shteti do të merrte pjesë me 33% të pronësisë dhe do t’ia jepte TEC Tikvesh si aksion Çebren të niste me punë.
Vendimi ngriti në këmbë të gjithë komunitetin e ekspertëve. Ata organizuan protesta dhe dërguan peticion në disa institucione, përfshirë presidentin e vendit, për të ndaluar projektin. Sipas tyre, vendi ka kapacitete që ta ndërtojë vetë dhe të mos lejojë të huajt të menaxhojnë me vite ujin dhe rrymën tonë.
Llogaritjet treguan se në këtë mënyrë shteti do të humbasë miliona euro dhe nëse e ndërtojmë vetë do ta kthejmë investimin pas disa vitesh dhe përveç kësaj, Maqedonia do të përfitojë nga shitja në berzë e energjisë së tepërt të prodhuar.
Sipas projektit të qeverisë: Hidrocentrali Cërna Reka duhet të ketë kapacitet prej së paku 333 megavat. Çebren të prodhojë energji elektrike dhe të ketë një mënyrë pompimi dhe kthimi të ujit, që do të nënkuptojë gjithashtu krijimin e një liqeni të ri artificial më të madh. Diga duhet të jetë 192 metra e lartë dhe projekti i përgjithshëm duhet të ndihmojë gjithashtu në ujitjen e sipërfaqeve bujqësore dhe mbrojtjen nga përmbytjet.