Nga mesnata e sotme, derivatet e naftës në Maqedoninë e Veriut do të shiten me çmime të reja. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRRE), dizeli do të lirohet për gjysmë denari, ndërsa çmimi i benzinës do të rritet me të njëjtën shumë, transmeton Portalb.mk.
Kështu, nga mesnata, një litër dizel do të shitet për 80 denarë për litër, ndërsa benzina Eurosuper BS-95 do të kushtojë 84.5 denarë. Çmimi i Eurosuper BS-98 nga mesnata do të jetë 86.5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë do të mbetet me të njëjtin çmim – 79.5 denarë.
Çmimi me pakicë i mazutit do të ulet për 0.796 denarë për kilogram dhe do të arrijë në 41.495 denarë.