Autostradë me tri korsi e cila do të ndërtohet për tre vjet, premtoi ministri Nikollovski për rrugën Prilep – Manastir

Ministri për transport, Aleksandar Nikollovski, ka premtuar që brenda tre vjetëve do të ndërtohet autostrada Prilep – Manastir, autostradë me standarde modern, transmeton Portalb.mk.

“Autostrada do të jetë modern me gjithsej gjashtë korsi, me nga tri korsi në të dy anët dhe rrugë alternative ndihmëse. Për tre vjet do të kemi autostradë të re modern që do të sjellë zhvillim rajonal për rajonin e Pellagonisë”, deklaroi Nikollovski.

Ai vlerësoi që krejt rajoni i Pellagonisë është duke e pritur autostradën Prilep – Manastir.

“Për tre vjet prej sot, nga Shkupi deri në Manastir do të ketë zgjidhje me autostradë, që nënkupton udhëtimi nga Shkupi deri në Prilep do të ulet në një orët e dhjetë minuta, ndërsa deri në Manastir në një orë e katërdhjetë minuta”, paralajmëroi Nikollovski.

Aleksandar NikollovskiAutostradë(a)ManastiriPrilepi