Në Maqedoninë e Veriut përkundër mashtrimeve të mëdha nga faqet onaljn ose mashtrimeve të ndryshme, qytetarët e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të përdorin kanalet digjitale gjatë blerjeve onlajn, transmeton Portalb.mk.
“81.2% e personave kanë porositur/blerë mallra ose shërbime nëpërmjet internetit në 12 muajit e fundit”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, duke përkujtuar që 93.7 përqind e qytetarëve të moshës 15-74 vjeç e përdorin internetin.
Enti theksoi se 8.8 përqind e ekonomive familjare akoma nuk kanë qasje në internet nga shtëpia.
Ndryshe, Shoqata për e-tregti e Maqedonisë (AETM) në muajin qershor ka publikuar botimin më të fundit dhe të përditësuar të Regjistrit të e-tregtarëve. Kjo bazë të dhënash unike dhe gjithëpërfshirëse synon t’i ndihmojë qytetarët të kontrollojnë shpejt dhe lehtë nga kush po blejnë para se të bëjnë një pagesë online me kartat e tyre.
Regjistri është plotësisht publik dhe kërkimi është falas. Qytetarët mund të kërkojnë sipas emrit të kompanisë, kategorisë ose adresës së internetit në: ecommerce.mk/registar.
Sipas analizës së AETM-së të të dhënave të fundit nga Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, në vitin 2025 vlera totale e transaksioneve online arriti në 950 milionë euro, që është një rritje prej 32 përqind krahasuar me vitin e kaluar. Nga kjo shumë, 522 milionë euro shkuan për shitësit me pakicë elektronikë, dhe numri i pikave aktive të shitjes së tregtisë elektronike u rrit me 84 krahasuar me vitin 2024.
Mbi një e treta ose 35,4% e klientëve në Bashkimin Evropian (BE) kanë raportuar probleme gjatë blerjeve online përmes faqeve të internetit ose aplikacioneve, ndërsa në Maqedoninë e Veriut probleme me e-shopping kanë pasur 29,41% e blerësve.