Keqpërdorim me regjistrimin e automjeteve të përdorura: 11 të dyshuar, e përfshirë një punonjëse e MPB-së

Departamenti i Punëve të Brendshme Kumanovë ngriti padi penale kundër disa personave, mes tyre një punonjëse e MPB-së dhe një kontrollor teknik, për keqpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe fshehje mallrash të kontrabanduara. Sipas hetimeve, gjatë vitit 2024 ata regjistronin automjete me targa të huaja pa paguar detyrimet doganore dhe tarifat ligjore. Dokumentet dhe tabelat e falsifikuara imitonin homologimin zyrtar për mjetet e importuara. Skema u lejonte pronarëve të paguanin më pak dhe të dyshuarit përfitonin nga regjistrimet e paligjshme, transmeton Portalb.mk.

“Departamenti i Punëve të Brendshme Kumanovë, në bashkëpunim me Departamentin për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale pranë Ministrisë së Brendshme, ngriti padi penale në Prokurorinë Themelore Publike Kumanovë kundër M.P. (43) nga Kumanova, e punësuar në Ministrinë e Brendshme – Departamenti për Çështje Administrative Kumanovë për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” sipas nenit 353, kundër F.T. (29) nga Kumanova, i punësuar si kontrollor në një stacion kontrolli teknik në Kumanovë, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprave penale “falsifikim i dokumentit” sipas nenit 378 dhe “përdorim i dokumentit me përmbajtje të rreme” sipas nenit 380, kundër B.P. (35) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fshehje e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor” sipas nenit 278-b, kundër D.Z. (34) nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për “dhënie deklarate të rreme” sipas nenit 367 dhe “fshehje e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor” sipas nenit 278-b dhe kundër K.P. (39), M.P. (37), D.M. (36), D.S. (35), S.S. (40), M.M. (37) dhe M.M. (24), të gjithë nga Kumanova për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “fshehje e mallrave që janë objekt i kontrabandës dhe mashtrimit doganor” sipas nenit 278-b të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

M.P. dhe F.T. ranë dakord gjatë vitit 2024 që F.T. të gjejë pronarë të mjeteve motorike që pronarët me targa të huaja i drejtojnë në territorin e shtetit dhe në bashkëpunim dhe marrëveshje me B.P. i gjeti pronarët dhe për gjysmën e çmimit që duhet të paguanin për dogana dhe detyrime të tjera për importin e mjeteve motorike të përdorura, M.P. i regjistroi ato dhe i futi në sistemin elektronik të mjeteve motorike të regjistruara pa paguar detyrimet për importin e mjeteve motorike të përdorura, për lejen e trafikut, tarifat administrative, një tarifë për përdorimin e rrugëve rajonale dhe lokale dhe një tarifë për lëshimin e targave.

F.T., duke përdorur vendin e tij të punës, dhe pasi u pajtua paraprakisht me B.P. D.Z., K.P., M.P., D.M., D.S., S.S., M.M., dhe M.M., përgatiti tabela elektronike të ngjashme me tabelën e lëshuar nga Byroja e Metrologjisë gjatë lëshimit të homologimit për mjetet e importuara nga jashtë, në të cilat ai futi të dhëna në lidhje me mjetet.

Keqpërdorim i pozitës zyrtareMinistria e Punëve të Brendshme (MPB)