Zgjedhja e përbërjes së re të Antikorrupsionit, në duart e kryeparlamentarit Xhaferi (VIDEO)

Zgjedhja e përbërjes së re të Komisionit për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion) është në duart e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi kështu u nënkuptua nga deklarata që i njëjti e dha sot në konferencën për media ku njoftoi për fuqizimin e Ligjit për përdorim të gjuhëve dhe të Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës, transmeton Portalb.mk.

Ai deklaroi se dispozitat ligjore të propozim-ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit, mundësojnë që kryetari i Kuvendit të Maqedonisë t’i shkurtojë afatet për miratimin e të njëjtit, me çka hapet rruga për zgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit për Antikorrupsion.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi
Kryeparlamentari Talat Xhaferi

“Bëhet përpjekje që të realizohen pas miratimit të ligjit për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Dispozitat ligjore tregojnë qartë se kur mund të zgjidhet përbërja e komisionit për Antikorrupsion, por ka mundësi që publikimi i të njëjtit të jetë nën kompetencë të Kuvendit. Por ka mundësi që të vendosen dispozita që do të parashohin nisjen me punë të përbërjes së parë të Antikorrupsionit, në përputhshmëri me dispozitat ligjore dhe kështu të shkurtohen afatet dhe kështu kjo të jetë në suaza të zgjedhjeve presidenciale”, tha Xhaferi.

Qeveria e Maqedonisë
Qeveria e Maqedonisë

Nga Qeveria e Maqedonisë kanë vlerësuar se me ligjin e ri do të pundësohet që Antikorrupsioni të fuqizohet dhe të punojë në mënyrë të pavarur.

“Propozim ligji për parandalim të korrupsioni në tërësi është në pajtueshmëri me rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe për atë shkak të njëjti iu është shtuar flamuri evropian. I njëjti do të formojë Komision shtetëror të fuqishëm, të pavarur për parandalim të korrupsionit, i cili do të luftojë dhe do ta parandalojë korrupsionin. Propozim-ligji tashmë është në procedurë kuvendore”, thanë nga Qeveria.

Mosfunksionimi i Antikorrupsionit ka dëmtuar buxhetin shtetëror për 350 mijë euro

Komisioni për Antikorrupsion ka 11 muaj që nuk është funksional, pasi që anëtarët e saj paraprak dhanë dorëheqje si rezultat i presionit publik, pasi që për të njëjtit kishte raport revizional negativ për shkak të raporteve të rrejshme për harxhime rrugore dhe për ndarjen e bonuseve pa meritë.

Mosfunksionimi i Antikorrupsionit, siç njoftoi Alsat-m. i kushton financiarisht qytetarëve nga 300 deri në 350 mijë euro në vit. Nga ana tjetër, mbi 3000 deklarata të pasurive, të zyrtarëve të zgjedhur të rinj, janë në sirtarët e komisionit Anti-Korrupsion. Nuk janë shqyrtuar as 100 denoncimet e korrupsionit dhe një numër pak më i vogël i konflikteve të interesit.

LEXO: Deputeti Kiracovski: VMRO-DPMNE-ja është duke bllokuar zgjedhjen e Antikorrupsionit (VIDEO)

Ndërkaq, kritika të shumta ka pasur nga pozita në Maqedonisë, për partinë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, të cilën e kanë akuzuar se me qëllim është duke bllokuar procesin e miratimit të ligjit për antikorrupsion, pasi që të njëjtët janë për korrupsion, e jo për ndalim të të njëjtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button