LSDM: Anëtarët e Antikorrupsionit të japin dorëheqje
“Është skandaloze dhe e palejueshme që anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion, institucioni që është i obliguar që ta luftojë korrupsionin në lloje të ndryshme, të sillet në mënyrë të papërgjegjshme dhe t’i harxhojë paratë e qytetarëve duke i shkapërderdhur, pasi që ndjekja e harxhimit të papërgjegjshëm dhe korruptiv të parave buxhetore është puna e tyre bazike”, kështu kanë reaguar sot nga partia LSDM, në lidhje me skandalin në Komisionin për Antikorrupsion, anëtarët e të cilëve kanë marrë kompensime për harxhimet rrugore me dëshmi të rrejshme, njofton Portalb.mk.
- LEXO: Skandali në Antikorrupsion, Qeveria kërkon përgjegjësi nga anëtarët
- LEXO: Prokuroria Publike heton akuzat për keqpërdorimet në Antikurrupsion
“LSDM-ja e respekton parimin e zero tolerancës ndaj korrupsionit dhe për atë, të gjithë anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion të cilët i kanë shkapërderdhur dhe në mënyrë të papërgjegjshme i kanë harxhuar paratë, patjetër të mbajnë përgjegjësi dhe të urgjentisht të japin dorëheqje të parevokueshme”, thonë nga LSDM.
- LEXO: Skandal: Në Antikorrupsion kanë marrë para për udhëtim me dëshmi të rrejshme, disa s’kanë shkuar në punë
- LEXO: Skandali me Antikorrupsionin, deputetja Remenski: Kuvendi do të nis procedurë për shkarkimin e anëtarëve
Ata shtojnë se të gjithë institucionet patjetër duhet të punojnë në mënyrë profesionale, ndërkaq çdo individ i cili ka punuar në mënyrë të paligjshme, të papërgjegjshme dhe jo-profesionale, pa dallim të funksionit që e kryen, patjetër të japë përgjegjësi për procedurat e tij.
Skandal i radhës: Një anëtar i Antikorrupsionit ka paguar qira 100 euro, ia kanë dhënë 350 euro