Skandali me Antikorrupsionin, deputetja Remenski: Kuvendi do të nis procedurë për shkarkimin e anëtarëve

Deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Frosina Remenski nga foltorja e Kuvendit, duke kërkuar dorëheqje të parevokueshme nga anëtarët e Komsionit për Ndjekjen dhe Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoni njoftoi se institucioni ligjvënës do të nis procedurë për shkarkimin e të njëjtëve, njofton Portalb.mk.

“Anëtarët e Komisionit të Antikorrupsionit menjëherë të japin dorëheqje të parevokueshme, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, si institucion kompetent për zgjedhjen e anëtarëve të këtij institucioni, do të nisim procedurë për shkarkimin e tyre. Nuk do të ketë tolerancë për veprimet korruptive dhe shkatërruese në asnjë institucion e as ndaj ndonjë funksionari në Republikën e Maqedonisë”, porositi Remenski.

Kjo deklaratë e Remenskit vjen pasi që dje dhe sot mediat në Maqedoni publikuan të dhëna që dolën nga raporti Drejtorisë për të Ardhura Publike në të cilat shihet se si anëtarët e Komisionit të Antikorrupsionit kanë marrë të holla për harxhimet rrugore me dokumente false.

Në lidhje me rastin në fjalë, Prokuroria Publike në Shkup ka nisur procedurë hetimore.

Skandal i radhës: Një anëtar i Antikorrupsionit ka paguar qira 100 euro, ia kanë dhënë 350 euro

Skandal: Në Antikorrupsion kanë marrë para për udhëtim me dëshmi të rrejshme, disa s’kanë shkuar në punë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button