A do të jepni dorëheqje? Përgjigjet anëtarja shqiptare e Antikorrupsionit, Farie Aliu

Në pytjen e Portalb.mk se: “A do të jepni dorëheqje nga posti i anëtarës së Komisionit Shtetëror për Prandalimin e Korrupsionit?”, Farie Aliu u përgjigj se edhe nëse vendos ta bëjë një gjë të tillë, nuk do ta bëjë nëpërmjet mediave.

Nga ajo që u kuptua, deri tash anëtarja Aliu nuk ka dhënë dorëheqje.

“Nuk do të doja të përgjigjesha nëpërmjet telefonit për këtë çështje. Edhe nëse vendos të japë dorëheqje, nuk do ta bëja atë nëpërmjet mediave. Vendos unë kur do të japë dorëheqje”, tha për Portalb.mk, Aliu.

Paraprakisht, dorëheqje paralajmëroi edhe anëtari tjetër shqiptar i Antikorrupsionit, Sejdi Halili, për siç tha ai, sepse nuk mund ta përballojë presionin medial dhe të publikut. Madje Halili ftoi edhe anëtarët e tjerë të japin dorëheqje.

Skandali me Antikorrupsionin: Dorëhiqet edhe anëtari shqiptar, Sejdi Halili

Dorëheqja e Halilit do të jetë e treta, pasi që sot ka dhënë dorëheqje kryetari Igor Tanturovski e ndërsa dje ish kryetari i Antikorrupsionit dhe anëtari aktual, Goran Milenkov.

Dorëheqjet vijnë një javë pasi që u publikua revizioni i Drejtorisë për të Ardhura Publike për Komisionin Antikorrupsion, në të cilin u theksuan dyshime për pagesë të harxhimeve rrugore me dëshmi të rrejshme, si dhe harxhim jo-efikas të parave të buxheti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button