Prokuroria Publike heton akuzat për keqpërdorimet në Antikurrupsion
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka nisur procedurë hetuese pas publikimit të lajmeve për shpenzimin e buxhetit shtetëror nga ana e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për parandalimin e Korrupsionit, transmeton Portalb.mk.
“Pas njoftimeve të mediave, prokuroria ka ndërmarrë masa për verifikim të fakteve në lëndët, për grumbullim të të dhënave dhe dokumentin e nevojshëm të Drejtorisë së të Ardhurave Publike dhe institucioneve të tjera relevante”, njoftojnë nga Prokuroria.
Kjo procedurë hetuese e PTHP-së vjen pasi që raportet revizore të DAP-it kanë treguar se në vitin 2016, anëtarëve të Komisionit Antikorrupsion u janë paguar harxhimet e rrugës për të ardhur në punë, a pagesa është bërë në bazë të dëshmive jo të besueshme.
Skandal i radhës: Një anëtar i Antikorrupsionit ka paguar qira 100 euro, ia kanë dhënë 350 euro
Antikorrupsioni “ikë” nga raporti pesëvjeçar për punën e paligjshme të funksionerëve shtetëror