fbpx

Ministri Dimitrov: Nuk më ka befasuar Ivanovi, sepse kërkon mosdënim të kriminelëve

Qëndrimi i presidentit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov se: “Nuk do të votoj në referendum”,  nuk e ka befasuar ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pasi që sipas tij ai insiston në mosdënim të kriminelëve, transmeton Portalb.mk.

“Nuk mund të them se më ka befasuar, nëse shkojmë në bazë të përgjigjes së tij, për indicet e mëdha për krim serioz dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare nga viti 2015, tentimi i tij ishte abolimi, d.m.th. mosdënimi. Dëgjuam çfarë ka ndodhur, përgjigja në atë zyre ishte mosdënimi”, tha Dimitrov.

Ministri Dimitrov edhe njëherë ka deklaruar se presidenti Ivanov është i detyruar që ta nënshkruajë marrëveshjen Maqedoni – Greqi, sepse, sipas tij, Maqedonia është shtet parlamentar, e jo presidencial.

“Kryetari është i detyruar që ta nënshkruajë marrëveshjen, sepse ne nuk jemi sistem presidencial, por parlamentar. Presidenti nuk ka veto rezolutive, nuk mund të thotë në parlament, pas votimit të parë, se ka të drejtë të anulojë, dhe të thotë unë kam vërejtje, dhe po e kthej sërish te ju”, tha Dimitrov, transmeton Portalb.mk.

LEXO: Osmani për Ivanovin: Është gjithçka çfarë dëshirojmë ta ndalojmë më 30-shtator

Në lidhje me vendimin e Ivanovit ka komentuar edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani i cili ka thënë: “Ndoshta është mirë që u bë kështu, sepse zotëriu Ivanov paraqet atë çfarë dëshirojmë ta ndalojmë më 30 shtator. Ajo që Maqedonia dëshiron ta ndalë më 30 shtator, është presidenti Ivanov me veprimet e tij gjatë kësaj periudhe”.

LEXO: Ivanov: Nuk do të votoj në referendum

Përndryshe, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka bërë të qartë se nuk do të votojë në referendumin për çështjen e emrit të vendit.

Për referendumin e 30-shtatorit dje janë deklaruar, deputetja franceze, Liljana Tangipresidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviçnënpresidenti i Sllovenisë, Borut Pahorsekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe  kryeministri i Francës, Emanuel Makron.

Ndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Ministri Dimitrov sqaron marrëveshjen Maqedoni – Greqi: Do të riemërohen vendimet e ASNOM-it (FOTO+VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close