Referendumi, Makron me video-porosi: Jam “PËR”, besoj në ardhmërinë e Maqedonisë

Presidenti i Francës, Emanuel Makron nëpërmjet video-porosisë u është drejtuar qytetarëve të Maqedonisë për referendumin e 30 shtatorit. Në të thotë se Marrëveshja me Greqinë mundëson ardhmëri për vendin dhe se beson në mençurinë e qytetarëve, njofton Portalb.mk.

“Zonja dhe zotërinj, të nderuar miq, do t’u marr pak kohë nga koha juaj që direkt t’u drejtohem.

Tanimë 25 vjet, dy vendet tona kanë marrëdhënie diplomatike. 25 vjet, të kaluar të përbashkët dhe lidhje fatesh mes popujve tanë, rrënjët e të cilëve thellë janë rrënjosur ndër shekuj.

Në atë këndvështrim, në vitet e fundit janë bërë shumë gjëra, por më 17 qershor të vitit 2018-të është bërë hap i madh.

Hapi ishte bërë me guxim nga liderët tuaj, mes Qeverisë së vendit tuaj dhe Greqisë, me të cilin i është dhënë fund kontestit 27 vjeçar.

Ajo e ashtuquajtura “Marrëveshja e Prespës” nga 17 qershori i vitit 2018-të mundëson avancim dhe përgatitje të të ardhmes. Çështja e referendumit të 30 shtatorit ka të bëjë me të njëjtën marrëveshje.

Jam i njoftuar me të gjitha politikat të cilat janë pjesë e debatit demokratik në vend. Por, unë prej këtu pasi që besoj në kontinentin tonë, në fuqinë e Evropës dhe mençurinë kolektive dhe bashkëpunimit reciprok, do të kisha dashur që të obligohem dhe t’u them në çka besoj. E di se asnjë marrëveshje nuk është e përkryer. E di se për njërën palë e njëjta nuk është afatgjate, ndërkaq për tjerët ndryshe do të ishin negociuar. I dëgjoj të gjitha kritikat që janë thënë.

Deri para ca muajsh askush nuk shpresonte në këtë marrëveshje. Por, kjo marrëveshje u prit që 27 vite. Për atë unë e përkrah. Plotësisht! Fuqishëm!

Vlerësoj se i njëjti ka vend qendror në planet për ardhmërinë e vendit. Ai është edhe thelbi i ambicieve të rinisë tuaj dhe në atë që mund ta bëjmë bashkë në vitet që do të vijnë.

Ajo të nderuar miq, zonja dhe zotërinj, porosia e thjeshtë dhe e qartë që dua t’ua them. Unë nuk mundem që të vendosem në vendin tuaj, pasi që ju votoni, pavarësisht debatit politik i cili është i rëndësishëm për vendin.

Ju duhet që të zgjedhni dhe të vendos ni nëse jeni për ndryshim të Kushtetutës ose jo, që Marrëveshja të jetë e vlefshme.

Të bëhet Maqedonia e Veriut, në pajtueshmëri me Marrëveshjen, unë me vendosmëri jam “PËR” dhe fortë besoj se kjo marrëveshje është e mirë! Për Ju, për tërë rajonin dhe për Evropën”, thotë Makron në video-porosinë që ua ka dërguar qytetarëve të Maqedonisë një javë përpara referendumit për çështjen e emrit, transmeton Portalb.mk.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button