Nënpresidenti i Sllovenisë për referendumin: Urime Maqedoni (VIDEO)

Në prag të referendumit të 30-shtatorit, nënpresidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, duke deklaruar se do të bëjë tifo për qytetarët, ka uruar Maqedoninë, transmeton Portalb.mk.

“Besoj se do të dëshironi të sillni vendim me të cilën Maqedonisë do t’i hapen dyert drejt ardhmërisë. Bëjmë tifo për juve, shpresojmë për më të mirën. Urime Maqedoni”, ka thënë Pahor.

Sot për referendumin është deklaruar edhe sekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, kurse dje edhe kryeministri i Francës, Emanuel Makron.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button