Referendumi, presidentja e Kroacisë: Vendimi është e drejtë vetëm e juaj (VIDEO)

Në vazhdën e thirrjeve për dalje në referendumin e 30-shtatorit, nëpërmjet një vidoeje, mbështetje ka deklaruar edhe kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, dhe ka vlerësuar se: “Në fund, vendimi është i juaji dhe e drejtë vetëm e juaj, dhe ne do të ju mbështesim në të gjitha përpjekjet e juaja”, transmeton Portalb.mk.

Grabar Kitaroviq ka deklaruar se referendumi në Maqedoni, është mundësi që të kontribuohet në përparimin dhe në stabilitetin e Evropës juglindore.

“Të dashur miq, Kroacia ju mbështetë fuqishëm, tash kur përballeni me një vendim të rëndësishëm në referendumin që vijon. Ju i përkisni familjes së BE-së dhe NATO-s, kurse Kroacia është e gatshme të ju mbështesë në atë rrugëtim, duke ndarë përvojën tonë. Kjo është mundësi që të kontribuoni në stabilitetin dhe përparimin e Evropës juglindore”, tha Grabar  – Kitaroviq.

Për referendumin e 30-shtatorit sot janë deklaruar edhe nënpresidenti i Sllovenisë, Borut Pahorsekretari gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, kurse dje edhe kryeministri i Francës, Emanuel Makron, ndërkaq kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka deklaruar se nuk do të votojë.

Përndryshe, më 10 shtator zyrtarisht filloi fushata për referendumin, bartës i të cilës është Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. Në fushatën e Kuvendit do të kyçen 71 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të partisë opozitare të VMRO-DPMNE-së.

Referendumi do të mbahet më 30 shtator, ku qytetarët e Maqedonisë do të përgjigjen në pyetjen: “A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE me pranimin e marrëveshjes me Greqinë?”.

Marrëveshjen me Greqinë në gjuhën shqipe mund ta lexoni: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button