Refuzohet ekstradimi, Grujevski dhe Boshkovski do të qëndrojnë në Athinë

Gjykata Supreme ka refuzuar kërkesën e Maqedonisë për ekstradim të Grujevskit dhe Boshkovskit, njofton Portalb.mk.

Në seancën gjyqësore, e pesta me radhë që pas 5 janarit, Gjykata Supreme e Athinës ka refuzuar kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë së Maqedonisë për ekstradim të të arratisurve, ish agjentët Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski.

Seanca e fundit për ekstradim të Grujevskit dhe Boshkovskit u mbajt më 27 prill, e katërta me radhë që pas 5 janarit, nuk kishte të pranishëm njerëz. Në sallë ishin vetëm Grujevski dhe Boshkovski, ekipi i avokatëve, dy përkthyesit, sigurimi policor dhe avokati nga Maqedonia që është dëshmitarë në rast.

Për Grujevskin dhe Boshkovskin zhvillohen tre procese të ndryshme gjyqësore

Njëri proces është për pasaporta të falsifikuar me të cilat janë zënë në aeroportin e Selanikut.

Rasti tjetër është pas ngritjes së kërkesës për azil me 29 nëntor të vitit të kaluar. Dëgjimi para komisionit për azil në Selanik është caktuar për 15 shkurt, por është shtyrë për shkak se ato ndodhen veçse në Athinë.

Rasti i tretë është pas kërkesës së palës maqedonase për ekstradim, për të cilën Këshilli i gjykatësve në Selanik me 5 janar vendosi që Nikolla Boshkovski dhe Goran Grujevski të ekstradohen në Maqedoni, ndërsa menjëherë pas asaj avokatët ngritën ankesë kundër vendimit të gjykatës që rastin ta shqyrtojë Gjykata Supreme në Selanik.

Me 18 maj do të shpallet vendimi për ekstradimin e ish-agjendëve Grujovski dhe Boshkovski nga Athina

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button