Rasti “Fortesa 2”, ja me sa vite burg u dënua Goran Grujovski

Gjykata Penale e ka shpallur aktvendimin për shtatë të akuzuarit në rastin “Fortesa 2”, si rast i parë nga dhjetëra raste të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), njofton Portalb.mk.

Goran Grujovski, ish kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërkaq gjashtë zyrtarët tjerë janë  dënuar me burgim me kusht, nëse nuk e përsërisin veprën.

Ata ngarkohen se kanë shkatërruar 2.047 dokumente, të cilat kanë qenë të lidhura me furnizimin e pajisjes për përgjim. I akuzuari Grujovski, i cili momentalisht gjendet në burgun e Selanikut dhe ekstradimi i të cilit pritet, pasi që në Aeroport, bashkë me Nikolla Boshkovskin (i akuzuar në “Target”), janë kapur me pasaporta false nën emrat Hristo Atanasov dhe Nexhbi Hasan.

Grujovski është i akuzuar në disa raste në PSP, ndërkaq në rastin “Fortesa 2”, ngarkohet se në mënyrë të paligjshme ka dhënë urdhër për formimin e komisionit për regjistrim dhe shkatërrim të materialit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button