Derisa shtyhet gjykimi, Grujovski dhe Boshkovski kanë kërkuar azil në Greqi

Seanca e sotme gjyqësore në Selanik të Greqisë në të cilën, para trupit gjykues duhej të paraqiteshin të arratisurit nga Maqedonia, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski është shtyrë për më 17 maj të 2018-s, njofton Portalb.mk.

Seanca e sotme është shtyrë për shkak se i akuzuari i tretë nën veprën penale të njëjtë sikurse Grujovski dhe Boshkovski, vjedhje e pasaportave, nuk është paraqitur në seancën e sotme. Siç bëjnë të ditur nga Televizioni “Alsat-mgjatë kësaj periudhe Grujovski dhe Boshkovski kanë kërkuar azil në Greqi.

Nga ana tjetër, për veprën penale “vjedhje e paraportave” nga ku duhet të esktradohen Grujovski dhe Boshkovski në Maqedoni, e cila duheshte të mbahej më 29 nëntor, është shtyrë për më 13 dhjetor, për siç tha Ministri i Drejtësisë, për shkak të mungesës së avokatit nga ekipi treanëtarësh i avokatëve të Grujevskit dhe Boshkovskit.

Përndryshe, Grujevski dhe Boshkovski deri tani dy herë janë nxjerrë para Gjykatës në Selanik, por seancat gjyqësore janë anuluar. Të dy u arrestuan nga policia greke në aeroportin në Selanik më 18 shtator, gjatë tentimit që me pasaporta të rrejshëm bullgare të largohen me aeroplan për në Budapest.

Krahas vjedhjes së pasaportave, Grujovski dhe Boshkovski akuzohen edhe për shkatërrim të dokumenteve dhe për të njëjtën vepër penale, më 8 nëntor Gjykata Penale e ka shpallur aktvendimin për shtatë të akuzuarit në rastin “Fortesa 2”, si rast i parë nga dhjetëra raste të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Goran Grujovski, ish kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërkaq gjashtë zyrtarët tjerë janë  dënuar me burgim me kusht, nëse nuk e përsërisin veprën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button