Agjentët Grujovski dhe Boshkovski do të ekstradohen nga Greqia në Maqedoni (VIDEO)

Gjykata e Selanikut vendosi që dy agjentët nga  Maqedonia, Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski të ekstradohen në Maqedoni, njofton Portalb.mk. Vendimi paraprakisht ishte marrë, ndërkaq pasi është siguruar përkthyes prej gjuhës greke në atë maqedonase, sot ua treguan ish shefave të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim.

Sipas ligjeve greke, Grujovski dhe Boshkovski kanë drejtë ankese në Gjykatën Supreme në Athinë. Ata janë ankuar menjëherë ndaj vendimit, njofton TV 24 videon të cilën e kanë siguruar ata.

Seanca e fundit u mbajt më 22 dhjetor dhe u caktua që të kumtohet vendimi i Këshillit të gjykatësve. Me ndërprerje të vogla, gjykimi ka zgjatur më shumë se dy orë, pasi janë bërë tentime që të gjendet përkthyes. Përkthim nga gjuha greke në maqedonase nuk u pranua nga mbrojtja, dhe për shkak të pamundësisë që të gjendet përkthyes në maqedonisht, seanca u caktua për dy javë më vonë.

Krahas vjedhjes së pasaportave, Grujovski dhe Boshkovski akuzohen edhe për shkatërrim të dokumenteve dhe për të njëjtën vepër penale, më 8 nëntor Gjykata Penale e ka shpallur aktvendimin për shtatë të akuzuarit në rastin “Fortesa 2”, si rast i parë nga dhjetëra raste të Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Goran Grujovski, ish kryeshef në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim është dënuar me 1 vit e gjysmë burg, ndërkaq gjashtë zyrtarët tjerë janë  dënuar me burgim me kusht, nëse nuk e përsërisin veprën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button