fbpx

Skandali me Antikorrupsionin: Dorëhiqet edhe anëtari shqiptar, Sejdi Halili

Anëtari shqiptar i Komisionit Shtetëror për Prandalimin e Korrupsionit, Sejdi Halili për Portalb.mk deklaroi se nesër do të japë dorëheqje, për siç tha ai sepse nuk mund ta përballojë presionin e mediave dhe se dëshiron të hapë rrugë për realizimin e politikave të reja për luftimin e korrupsionit.

“Deri në mbrëmje jam anëtar i komisionit, sepse nesër planifikoj të japë dorëheqje. Nuk mund ta përballoj tërë këtë presion që po bëhet nga mediat, nga publiku. Dorëheqja nuk vjen vetëm nga presioni, por edhe nga disa specifikime me anë të së cilave tentojmë të hapim rrugën forcave, njerëzve dhe politikës së re. Ka edhe një specificitet, sepse me ligjin që punon Antikorrupsioni komisioni zgjedhet si organ kolektiv, dhe nëse shkojnë të gjithë, do të vijnë të rinj. Përndryshe mandatin e kemi edhe një vjet, nuk besoj se kjo përbërje do të funksionojë deri atëherë”, tha për Portalb.mk, Halili.

Anëtari në ikje i Antikorrupsionit vlerëson se edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje: “Ky do të ishte edhe mendim i imi që të gjithë të japim dorëheqje, të shpallet konkurse ose si do e bëjë Qeveria e re, dhe të zgjidhet përbërja e re, që ta luftojnë komisioni në mënyrën e vetë”.

Përndryshe, Halili ka mandatin e dytë të tij dhe ligjërisht nuk ka të drejtë që sërish të kandidojë nëse hapet konkurs.

Ndryshe, dorëheqja e Halilit është e treta që vjen pasi që sot ka dhënë dorëheqje kryetari Igor Tanturovski e ndërsa dje ish kryetari i Antikorrupsionit dhe anëtari aktual, Goran Milenkov.  Dorëheqjet vijnë një javë pasi që u publikua revizioni i Drejtorisë për të Ardhura Publike për Komisionin Antikorrupsion, në të cilin u theksuan dyshime për pagesë të harxhimeve rrugore me dëshmi të rrejshme, si dhe harxhim jo-efikas të parave të buxheti.

Skandali në Antikorrupsion, kryetari Tanturovski dha dorëheqje

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close