Ja çka premtoi Milikije Halimi që do të realizon në vitin e parë të mandatit të saj si e para e Haraçinës

Milikije Halimi e cila u zgjodh e para e Haraçinës në zgjedhjet e kaluara, në premtimet parazgjedhore që bëri në debate televizive dhe deklarata të ndryshme tha se çështja e ujësjellësit është ajo që do të jetë primare për të.

Halimi premtoi se do të punojë në të gjitha sferat për të avancuar komunën e Haraçinës, pasi që sipas saj edhe gjërat më elementare mungojnë në këtë vend.

Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.

Tre projektet kryesore të cilat i premtoi Halimi që do të jenë prioritet në mandatin e saj katërvjeçar dhe se do të realizohen brena afatit gjashtë mujor janë : ujësjellësi, kanalizimi dhe infrastruktura.

Gjithashtu Halimi premtoi se do të investohet edhe në pastrimin e deponive, investimeshkolla dhe në ambulancë.

“Gjendja në ambulancën tonë është e mjerueshme, ka mungesë të mjekëve, nuk ka gjinekolog, nuk ka laborant. Ne duhet të kishim poliklinikë, por kemi një ambulancë e cila është e privatizuar dhe nuk ka madje as pajisje të nevojshme për kryerjen e kontrolleve të rregullta nga vetë mjekët.  Vetë banorët duhet të vlejnë termometër, sepse edhe kjo pajisje që kushton vetëm 50 denarë i mungon ambulancës”, tha Halimi.

Ajo premtoi për banorët e Haraçinës se kjo komunë do të bëhet me poliklinikë, që sipas saj është në programin e kësaj partie dhe se do të bëhet për gjashtë muajt  e parë të mandatit.

Projektet e lartpërmendura të premtuara, Halimi thekson se kapin shumën prej rreth 6 milion euro, të cilat sipas saj do të sigurohen nga pushteti qendror gjegjësisht nga kryeministri Zoran Zaev.

Sa i përket ujësjellësit Halimi thotë se shuma që është parashikuar për këtë projekt është një milion euro.  Projekti i kanalizimit do të kap shumën rreth 4 milion euro, në infrastrukturë do të investohet rreth një milion euro, sqaron  Halimi.

Problemin me ujin e pijshëm Halimi premtoi se do ta zgjidh gjatë tetë muajve të parë të mandatit të saj dhe se ky projekt do të kushtojë rreth 2 milion euro.

Kryetarja e re e kësaj komune, tha për Portalb.mk se ndërtimi i shkollës së mesme po ashtu është prioritet për të.

“Ne e kemi paraparë në program edhe ndërtimin e një shkolle të mesme për nxënësit e kësaj komune. Planet janë që së shpejti të realizohet ky projekt, por duhet të shqyrtohet edhe buxhetin se si do e kemi, por është prioritet hapje e shkollës”, tha për Portalb.mk, Halimi.

Ajo po ashtu premtoi se rrugët do të asfaltohen, do ketë kanalizimi dhe para sa gjithash zhvillimi i barabartë i komunës krah për krah tjerave, mirëpo duke mos cekur shifra dhe afate për realizimin e tyre.

Ndërkaq para zgjedhjeve lokale Portalb.mk bëri një listë lidhur me problemet me të cilat do të ballafaqohet kryetari i ri i kësaj komune, që tani më është Milikije Halimi.

  1. Si problem primar që duhet të zgjidhet në këtë komunë është kanalizimi.Ky problem nuk është zgjidhur deri me tani, edhe pse u premtua se do te zgjidhet disa herë madje edhe ishte planifikuar që punimet të përfundojnë në vitin 2017, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Përveç kësaj, në këtë komunë gjithashtu do të duhet të intervenohet edhe në mbulimin e kanalit të fekaleve, projekt ky i promovuar dhe premtuar që do të realizohet deri në vitin 2013, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
  2. Problemi i dytë është furnizimi me ujë i fshatrave të kësaj komune, pasi që projektet për ujësjellës që janë premtuar në fshatin Orllancë dhe Grushinë, ende nuk kanë përfunduar edhe pse afati i përfundimit ishte para katër viteve, që do të thotë në vitin 2013.
  3. Si problem i tretë renditet mungesa e shkollës së mesme. Kryetarët e deri tanishëm e premtuan por nuk e realizuan projektin për ndërtimin e kësaj shkolle, dhe nxënësit e kësaj komune duhet të udhëtojnë deri në qytetin e Shkupit për të ndjekur mësimet në shkollën e mesme.
  4. Gjithashtu kjo komunë ka nevojë për investime në infrastrukturënë ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve rajonale të fshatrave të kësaj komune, të cilat janë në gjendje jo të mirë dhe kështu vështirësojnë komunikacionin.
  5. Problemi tjetër i kësaj komune është edhe deponia e egër e cila ndodhet në fillim të hyrjes së Haraçinës. Gjegjësisht në pjesën veriore të kësaj komune është krijuar një deponi e egër, ku Likova sjell mbeturinat e gjithë komunës së saj. Deponia disa herë u dogj dhe paraqet burim kryesor të ndojes së ajrit në këtë komunë.
  1. LEXO: Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  2. LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhor
  3. LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës
  4. LEXO: Ja çka premtoi Ruzhdi Lata që do të realizojë gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i Dibrës
  5. LEXO: Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  6. LEXO: Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës
  7. LEXO: Ja çfarë premtoi i pari i Likovës, Arifi për mandatin e tij katërvjeçar
  8. LEXO: Ja premtimet e Deharit, prioritare për mandatin e tij të dytë si i pari i Kërçovës
  9. LEXO: Ja çfarë premtoi Albon Xhemaili gjatë fushatës së tij parazgjedhore për Bogovinën
  10. LEXO: Ja prioritetet për tre dhe gjashtë mujorin e mandatit e të parit të Zhelinës, Blerim Sejdiu
  11. LEXO: Ja çka premtoi Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit
  12. LEXO: Ja cilat janë premtimet e Isen Shabanit me të cilat fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit
  13. LEXO: Ja premtimet prioritare të kryetari të Bërvenicës, Enver Pajaziti
  14. LEXO: Këto janë premtimet prioritare të kryetari të Dollnenit, Xhemail Qamili

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button