Ja çka premtoi Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit

Azem Sadiku nga radhët e PDSH-së ishte i përzgjedhuri i banorëve të komunës së Studeniçanit gjatë zgjedhjeve lokale,  për të udhëhequr katër vitet e ardhshme.

Sadiku në debate parazgjedhore premtoi shumë gjëra dhe Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.

Sadiku e cili do të udhëheq për herë të dytë komunën e Studeniçanit,  tha se gjatë manadatit të kaluar investoi në infrastrukturë, kanalizime, ujësjellës, rrugë, shtegje për këmbësorë dhe premton se investime do të vazhdojnë, duke theksuar se ‘qytetarët nuk kanë më nëveojë të dëgjojnë premtime boshe,  siç ka pasur më herët, tani duhet të kalkulojnë se kush i realizoi premtimet’.

“Ne kemi arrit që gjatë mandatit të kaluar vendbanimet tona t’i shndërrojmë në vendbanime urbane dhe këtë nuk mund ta mohojë askush.  Projektet tona janë realizuar sipas të gjitha procedurave ligjore, duke filluar nga publikimi i projektit, përzgjedhja e firmave që i kanë realizuar dhe gjithashtu kemi angazhuar edhe mbikëqyrës profesional  dhe askush nuk mund askush ta mohon këtë”, tha Sadiku.

Tre prioritetet e Sadikut që premtoi se do të realizohen gjatë gjashtë muajve të parë të mandatit janë : sheshi i Studeniçanit, sigurimi i një mjeti shtese transportues për mbeturinat si dhe ndërtimi i rrugicave të kësaj komune.

“Duke pasur parasysh gjendjen e komunës, brenda gjashtë muajve do fillojmë ndërtimin e sheshit të Studeniçanit , pasi që projekti tani më ka kaluar dhe jemi të sigurt 99% që mjetet po ashtu do të kalojnë përmes bankës botërore. Po ashtu brenda gjashtë muajve ju premtoi banorëve që do të sigurojmë edhe një mjet transporti për grumbullimin e mbeturinave dhe gjithashtu premtoi se brenda gjashtë muajve do të fillojnë të ndërtohen të gjitha rrugicat në vendbanimet ku kanë ngelur të pa përfunduara nga mandati i kaluar”, premtoi Sadiku.

Sa i përket mjeteve për realizim e këtyre projekteve, Sadiku tha se “ mjetet janë të planifikuara në buxhet e vitit 2018 si dhe mjetet tjera do t’i sigurojmë nga fonde të ndryshme, duke filluar nga Banka Botërorë, Ipa fondet, agjencione të ndryshme me të cilat ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm si me USAID, UNDP, TIKA, të cilat na kanë dhënë premtim konkret, ku ne do të duhet të sigurojmë vendin e shkollës apo ndonjë investim tjetër, dhe ato do të sigurojnë mjetet. Unë premtoj se do të ndërtojë sallë sporti në Moranë edhe atë brenda dy viteve të mandatit”.

Gjithashtu Sadiku në periudhën parazgjedhore tha se projekti për ndërtimin e shkollës së mesme në këtë komunë është i hartuar dhe se i gjithë dokumentacioni i nevojshëm është kompletuar.

“Projekti për ndërtimin e shkollës së mesme në Studeniçan është i hartuar më të gjitha dokumentet dhe vendi ku është përzgjedhur për ta ndërtuar këtë shkollë është shumë i përshtatshëm për fëmijët e kësaj komune”, tha Sadiku.

  1. LEXO: Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  2. LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhor
  3. LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës
  4. LEXO: Ja çka premtoi Ruzhdi Lata që do të realizojë gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i Dibrës
  5. LEXO: Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës
  6. LEXO: Ja çfarë premtoi i pari i Likovës, Arifi për mandatin e tij katërvjeçar
  7. LEXO: Ja çka premtoi Milikije Halimi që do të realizon në vitin e parë të mandatit të saj si e para e Haraçinës 
  8. LEXO: Ja premtimet e Deharit, prioritare për mandatin e tij të dytë si i pari i Kërçovës
  9. LEXO: Ja çfarë premtoi Albon Xhemaili gjatë fushatës së tij parazgjedhore për Bogovinën
  10. LEXO: Ja prioritetet për tre dhe gjashtë mujorin e mandatit e të parit të Zhelinës, Blerim Sejdiu
  11. LEXO: Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  12. LEXO: Ja cilat janë premtimet e Isen Shabanit me të cilat fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit
  13. LEXO: Ja premtimet prioritare të kryetari të Bërvenicës, Enver Pajaziti
  14. LEXO: Këto janë premtimet prioritare të kryetari të Dollnenit, Xhemail Qamili

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP