5 problemet urgjente me të cilat do të ballafaqohen kandidatët për kryetar të Haraçinës

Kandidatët e partive politike të cilët garojnë për të parin e Haraçinës do të ballafaqohen me probleme të ndryshme pas fitimit të mandatit katërvjeçar të këtij posti, shkruan Portalb.mk.

1. Si problem primar që duhet të zgjidhet në këtë komunë është kanalizimi. Ky problem nuk është zgjidhur deri me tani, edhe pse u premtua se do te zgjidhet disa herë madje edhe ishte planifikuar që punimet të përfundojnë në vitin 2017, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Përveç kësaj, në këtë komunë gjithashtu do të duhet të intervenohet edhe në mbulimin e kanalit të fekaleve, projekt ky i promovuar dhe premtuar që do të realizohet deri në vitin 2013, por një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.

2. Problemi i dytë me të cilin do të ballafaqohet kryetari i ri i kësaj komune është edhe furnizimi me ujë i fshatrave të kësaj komune, pasi që projektet për ujësjellës që janë premtuar në fshatin Orllancë dhe Grushinë, ende nuk kanë përfunduar edhe pse afati i përfundimit ishte para katër viteve, që do të thotë në vitin 2013.

3. Si problem i tretë renditet mungesa e shkollës së mesme. Kryetarët e deri tanishëm e premtuan por nuk e realizuan projektin për ndërtimin e kësaj shkolle, dhe nxënësit e kësaj komune duhet të udhëtojnë deri në qytetin e Shkupit për të ndjekur mësimet në shkollën e mesme.

4. Gjithashtu kjo komunë ka nevojë për investime në infrastrukturë në ndërtimin dhe rregullimin e rrugëve rajonale të fshatrave të kësaj komune, të cilat janë në gjendje jo të mirë dhe kështu vështirësojnë komunikacionin.

5. Problemi tjetër me të cilin do të ballafaqohet kryetari i ardhshëm i kësaj komune është edhe deponia e egër e cila ndodhet në fillim të hyrjes së Haraçinës. Gjegjësisht në pjesën veriore të kësaj komune është krijuar një deponi e egër, ku Likova sjell mbeturinat e gjithë komunës së saj. Deponia disa herë u dogj dhe paraqet burim kryesor të ndojes së ajrit në këtë komunë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP