Ja premtimet e Ramiz Merkos për mandatin e tij si i pari i Strugës

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Strugës, Ramiz Merko i cili edhe fitoi zgjedhjet lokale që u mbajtën kohë më parë në Maqedoni, premtoi shumë gjëra për këtë komunë, por duke mos precizuar shifra dhe data se kur të njëjtat do të realizohen.

Portalb.mk ju sjell premtimet kryesore të tij, që mos të harrohet fjala e dhënë.

Merko gjithashtu nuk u paraqit në debatin parazgjedhor  Depatpernime në Strugë në Portalb, edhe pse i njëjti kishte konfirmuar pjesëmarrjen.

Nga programi i tij me të cilin ai fitoi zgjedhjet lokale si i pari i Strugës, ai tha se “programi përmban një arsim më kualitativ, urbanizëm dhe infrastrukturë më të mirë, zhvillim ekonomik më të suksesshëm, shëndetësi dhe mirëqenie sociale, kulturë rini dhe sport, turizëm, ambient jetësor dhe sigurisht diaspora që na mungon më së shumti. Vij këtu fuqishëm për të vazhduar për një Strugë më te sigurt, për një Strugë më të zhvilluar, për një Strugë më të pastër, për një Strugë qe të gjithë e duam”.

Ndryshe, kryetari i komunës së Strugës do të ballafaqohen me shumë probleme të vjetra të cilat presin të zgjidhen me përgjegjësi.

Një ndër problemet më kryesore që kishte kjo komunë në periudhën e fundit ishte deponia e saj, e cila mori flake dhe shkaktoi shqetësim, brengosje dhe hidhërim te banorët. Ndotja e ajrit nga djegia e deponisë shkaktoi revoltë tek banorët të cilët ngritën zërin në mënyrë të ndryshme duke kërkuar përgjegjësi komunale dhe zgjidhje të menjëhershme të problemit.

LEXO: Deponia e Strugës vazhdon të digjet

Problem tjetër është edhe mungesa e mjekëve në spitalin e Stugës si dhe numri i vogël i shqiptarëve të punësuar në këtë institucion.

LEXO: Mjekë dhe infermieret ikin jashtë shtetit, Spitalet e Strugës me mungesë të kuadrit
LEXO: 
Mjekët e rinj të pakënaqur, braktisin Strugën
LEXO:
 Strugë, përfaqësimi i shqiptarëve në spital është simbolik

Gjithashtu më shumë se 70% e gypave të rrjetit të ujësjellësit të Strugës, sidomos në pjesën e vjetër të qytetit, janë prej azbestit. Ky rrjet është ndërtuar para pothuajse gjashtë dekadave. Për shkak të vjetërsisë shfaqen defekte të shpeshta në sistem. Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi i Strugës” thonë se mirëmbajtja e gypave të azbestit është punë e shtrenjtë dhe e vështirë.

LEXO: Strugë, nuk zgjidhet problemi me gypat e vjetra të azbestit

Merko po ashtu do të ballafaqohet me pasojat e asaj që Brukseli shkurtoi mbi 8.5 milion euro nga fondet IPA për Maqedoninë, të cilat ishin të destinuara për ndërtimin e sistemit kolektor në fshatin Radozhdë të Strugës dhe si pasojë, ujërat e zeza nga kjo lagje turistike dhe zonat përreth do të vazhdojnë të derdhen në liqenin e Ohrit dhe do ta ndotin ujin.

LEXO: Fondet IPA, Strugës i shkurtohen 8.5 milion euro

Në këtë komunë po ashtu prezentë janë edhe shumë probleme të tjera të natyrave të ndryshe si mungesa e investimeve, zona e lirë ekonomike që nuk ka shqiptarë të punësuar, mungesa e teksteve shkollore në shkolla, mungesa e paraleles shqipe për fëmijë me aftësi të kufizuara, mungesa e kopshteve për fëmijë, si dhe mungesa e stafit hotelierik që shtyn punësimin e punonjësve të huaj.

LEXO: Investime të reja në Ohër por jo edhe në Strugë
LEXO: Strugë, mungon paralelja për fëmijët shqiptarë me nevoja të veçanta
LEXO: Strugë, në tri dekada nuk është hapur asnjë kopsht për fëmijë
LEXO: Struga dhe Ohri pa staf të mjaftueshëm hotelierik, punësojnë të huaj

Ndërkaq sa i përket kaosit ndërtimor, ish kryetari i Strugës, Zijadin Sela atë kohë akuzoi se me ndryshimet në Ligjin për toka ndërtimore, të cilat Kuvendi i miratoi, legalizohet kriminaliteti dhe kaosi në Strugë. Ndryshimet parashohin që gjatë dhënies së plazheve me koncesion, përparësi të kenë qiraxhinjtë paraprak nëse ata sërish janë pjesë e ankandit publik, madje edhe nëse ata nuk ofrojnë çmim më të lartë.

  1. LEXO: Ja çka premtoi Blerim Bexheti se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  2. LEXO: Këto janë premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Çairit gjatë fushatës zgjedhor
  3. LEXO: Ja çfarë premtoi Teuta Arifi se do të realizojë gjatë mandatit të ri si e para e Tetovës
  4. LEXO: Ja çka premtoi Ruzhdi Lata që do të realizojë gjatë vitit të parë të mandatit të tij si kryetar i Dibrës
  5. LEXO: Ja çka premtoi Taravari se do të realizojë vitin e parë si kryetar komune
  6. LEXO: Ja çfarë premtoi i pari i Likovës, Arifi për mandatin e tij katërvjeçar
  7. LEXO: Ja çka premtoi Milikije Halimi që do të realizon në vitin e parë të mandatit të saj si e para e Haraçinës 
  8. LEXO: Ja premtimet e Deharit, prioritare për mandatin e tij të dytë si i pari i Kërçovës
  9. LEXO: Ja çfarë premtoi Albon Xhemaili gjatë fushatës së tij parazgjedhore për Bogovinën
  10. LEXO: Ja prioritetet për tre dhe gjashtë mujorin e mandatit e të parit të Zhelinës, Blerim Sejdiu
  11. LEXO: Ja çka premtoi Azem Sadiku për Komunën e Studeniçanit
  12. LEXO: Ja cilat janë premtimet e Isen Shabanit me të cilat fitoi besimin e banorëve të Vrapçishtit
  13. LEXO: Ja premtimet prioritare të kryetari të Bërvenicës, Enver Pajaziti
  14. LEXO: Këto janë premtimet prioritare të kryetari të Dollnenit, Xhemail Qamili

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button