fbpx

Emrat e kandidatëve për zgjedhje lokale në Maqedoni? Flasin partitë

(E përditësuar te pjesa e LSDM-së)

Ka mbetur edhe një javë deri te shpallja përfundimtare e kandidatëve për zgjedhje lokale në Maqedoni kurse partitë zyrtarisht ende nuk kanë publikuar listën me emrat e këshilltarëve dhe kryetarëve komunal të tyre. Periudha deri më 9 shtator dhe jotransparenca partiake ka bërë që në media të qarkullojnë emra të shumtë, disa të dalë nga pushteti qendror, të tjerë nga struktura të larta partiake ndërkaq kishte edhe prej atyre që u bënë pjesë e subjekteve të reja politike që kryesish dolën nga BDI dhe PDSH.

Ndërkohë që emrat qarkullojnë dhe dalin nga burime partiake, sipas partive ato mbetem spekulime. Nga mënyra se si zhvillohen debatet dhe diskutimet, periudha e parazgjedhore e 15 tetorit qytetarit të Maqedonisë do t’i sjellë momente të papritura, shkruan Portalb.mk.

LEXO: ANALIZË: Dosje, të gjitha zgjedhjet lokale në Maqedoni!
LEXO: Kalkulimet për emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave, flasin partitë

Dy partitë e bllokut maqedonas edhe më tej përfliten në komunat si e Kumanovës, Shkupit, Qendrës dhe Butelit.

Befasuese është se LSDM në komunat shqiptare do të vë kandidatë shqiptar, duke tërhequr drejt vetes votën shqiptare gjë e cila u pa edhe në zgjedhjet e 11 dhjetorit të 2016-s. Kjo edhe u dëshmua me shpalljen e kandidaturës për Komunën e Haraçinës ku kjo parti do të përfaqësohet me Militie Halimi, grua shqiptare.

Për në Veles nga kjo parti doli emri i Ace Kocevski, për në Ohër i Jovan Stojanovskit kurse për Negotinë emri i Toni Dellkov. Ndërkohë që për në Vallandovë qarkullon emri i Pero Kostadinov, në Demir Kapi i Llazar Petrov kurse për në Krushevë emri i Tomçe Hristoskit. Në komunën që u udhëheq për tre herë rradhasi nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, Strumicën doli emri i Kosta Janevskit.

Për BDI-në në Komunën e Kërçovës tashmë zyrtarisht është kandiduar kryetari i deritashëm, Fatmir Dehari kurse në Çair, zëvendës-ministri aktual i Arsimit, Visar Ganiu. Për në Komunën e Zhelinës flitet se do të kandidojë edhe për një mandati Fatmir Izairi ndërkohë që për Tetovën flitet zëvendëskryeministri aktual për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika. “Duke folur me gjuhën e punëve të realizuara” në komunën e Gostivarit edhe për një mandat do të kandidojë Nevzat Bejta. Ndërkaq për Komunën e Vrapçishtit flitet se do të kandidojë Gajur Rushiti, kryetar aktual i Këshillit Komunal. Për Komunën e Sarajit do të kandidojë Blerim Bexheti.

Për partinë e cila ishte e dyta në zgjedhje parlamentare sa i përket votave në bllokun politik shqiptar, Lëvizja BESA për komunën e Çairit si kandidatë të mundshëm përfliten Katriot Rexhepi dhe stomatologu Bekim Saliu, ndërkohë që për Komunën e Tetovës qarkullon emri i liderit të saj, Bilall Kasami. Për Komunën e Zhelinës përflitet emri i Blerim Sejdiut ndërkohë që për Studeniçanin thuhet se kjo parti do të kandidojë Rexhep Memedin.

Për ish LR-PDSH-në tash partia Aleanca për Shqiptarët përfliten emra në pothuajse të gjitha komunat, përveç asaj të Tetovës dhe Kërçovës. Për Komunën e Zhelinës thuhet se kjo parti do të kandidojë me Reshat Aliun ndërkohë që në Komunën e Sarajit përflitet emri i ish-pjesëtarit të DR-së, Imer Selmani. Nga kjo parti për në Tetovë përflitet emri i ish-ambasadorit, Alajdin Demiri ndërkohë që për Strugë thuhet se do të rikandidojë kreu i kësaj partie, Ziadin Sela. Për në Gostivar fillimisht qarkulloi emri i Sulejman Rushiti, kurse më pas u tha se anëtarët e partisë kërkojnë me ngulm kandidimin e ministrit aktual të Shëndetësisë, Arben Taravari. Në Studeniçan si kandidat thuhet se Aleanca do të paraqes Zulfi Adilin, ndërkohë që në Haraçinë thuhet se do të përfaqësohet me Basri Bajramin. Nga kjo parti për në Vrapçisht qarkullon emri i Isen Shabanit kurse për në Çair përflitet Bujare Abazi dhe ish-pjesëtari i DR-së, Fatmir Etemi.

Për Rilindjen Demokratike Kombëtare (RDK) dhe UNITETI-n në krye me Gëzim Ostrenit do të kemi kandidatë të përbashkët nën ombrellën e koalicionit Aleanca për Shqiptarët. Për Gostivarin kjo parti ka kandiduar Shpat Iseininndërkohë që për në Dibër përflitet emri i Gëzim Ostrenit.

Më së paku që përmendet në media është Partia Demokratike Shqiptare e cila deri më 15 tetor pati rastin të udhëheq vetëm me Studeniçanin ku edhe pritet të rikandidojë të njëjtin, Azem Sadiku, në Likovë qarkullon emri i Orhan Ibrahimit dhe Ragmi Isufit ndërkohë që Gazmend Aliu përmendet për në Gostivar.

Nuk përjashtohet mundësia që në listën e votimit të figuroj emri Partisë për Prosperitet Demokratik (PPD) edhe atë për Komunën e Sarajit.

Nga kalkulimet mediale kandidatë shqiptar në lokalet e 15 tetorit nuk parashihen në Komunën e Butelit, Shkupit dhe Kumanovës ku jo pak ka votues shqiptar.

Për Qytetin e Shkupit do të kandidojë sërish Koce Trajanovski nga radhët e VMRO-DPMNE-së, kurse nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë përflitet zëdhënësi i kësaj partie, Petre Shilegov. Për Komunën Butel thuhet se LSDM do të kandidojë Velimir Smilevski.

Për Komunën e Kërçovës do të kemi kandidat të pavarur ndërkohë që edhe Arsim Sinani për Tetovën dhe Azam Dauti për Çairin kanë shprehur gatishmërinë për kandidim si kryetar komunash në zgjedhjet lokale më 15 tetor në Maqedoni.

Mirëpo, të gjitha këto rezistojnë t’i verifikojnë nga partitë. Në lidhje me këtë nga Lëvizja BESA për Portalb.mk thanë se ende nuk kanë ardhur në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së kandidatëve, në atë moment që do të vendosim do t’i prezantojnë në publik.

“Në Lëvizja BESA edhe më tej zhvillohet debat për kandidatët e kryetarëve dhe këshillave komunal. Gjithçka çfarë përflitet në media mbetet vetëm spekulim. Kur do të ketë diçka përfundimtare ne do të njoftojmë opinionin”, tha zëdhënësi i BESËS, Faton Fazliu.

Nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nuk thanë asnjë emër, sepse ende nuk kanë ardhur në fazën përfundimtare.

“Së shpejti do të përzgjedhim kandidatët, ende jemi duke punuar në atë drejtim. Sapo të vendosim për emrat do të njoftojmë opinionin”, tha nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri.

Edhe nga partia Aleanca për Shqiptarët, ditë më parë thanë se sa i përket emrave që përfliten ende nuk ka diçka konkrete.

“Do të kemi mbledhje të Kryesisë Qendrore dhe në ditëve në vazhdim do të ju njoftojmë. Deri më tani nuk ka asgjë të konkrete”, tha lideri i Aleancës, Ziadin Sela.

Nga BDI nuk deshën të komentojnë emrat, ata përsëritën emrin e Fatmir Deharit dhe Visar Ganiut si dy emrat e vetëm që kanë shpallur kandidaturën.

“Mendoj që kemi bë një përzgjedhje të shkëlqyeshme me profesor-doktor Visar Ganiu i cili deri më tani ka qenë i kyçur në aktivitetet shoqërore, qoftë të sportit e qoftë të lëmive tjera, pra i dëshmuar edhe vet edhe familjarisht duke i kontribuar shoqërisë dhe me shumë bindje e them se edhe më suksesshëm pasi gjen një komunë e cila më është trasuar rruga e jo një komunë në formim e sipër, do e shohim në sukseset e reja, në projekte të reja dhe në përmirësimin e standardeve të qytetarëve të Çairit, ka mbështetjen e fuqishme të Izet Mexhitit dhe të tjerëve”, tha ditë më parë zëvendëskryetari i BDI-së, Izet Mexhiti.

LEXO: Në mungesë të ofertës, a do të “maten forcat” me gjuhë të urrejtjes edhe në këto zgjedhje?

Partive ju kanë ngelur vetëm edhe pak ditë për të përzgjedhur kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë komunash dhe për të dorëzuar listat në KSHZ më së voni deri më 9 shtator. Afati për dorëzimin e emrave të kandidatëve ka filluar të rrjedh nga 21 gushti. Më 25 shtator fillon zyrtarisht fushata parazgjedhore për rrethin e parë e cila do të përmbyllet dy ditë para zgjedhjeve të 15 tetorit, ndërsa më 14 tetor do të jetë heshtje parazgjedhore. Fushata për rrethin e dytë do të fillojë pas votimit të rrethit të parë dhe do të përmbyllet më 27 tetor. Votimi për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor.

LEXO: Lista zgjedhore, ja cilat qytete e kontrolluan më shumë
LEXO: Formohen këshillat zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2017
L
EXO: Zgjedhjet lokale, OJQ-të kërkojnë përmirësim të procesit zgjedhor

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button