Zaev në Haraçinë, kandidate e LSDM do të jetë grua shqiptare

Lideri i LSDM-së sot ka qëndruar në Haraçinë për të uruar banorët e kësaj Komune për Kurban Bajram. Duke shfrytëzuar rastin ka bërë të ditur edhe emrin e kandidatit të kësaj partie, të kësaj komune për zgjedhje lokalet të 15 tetorit, njofton Portalb.mk.

Siç bëri të ditur Zaev, kandidati i LSDM për Haraçinë do të jetë Militia Halimi, grua shqiptare.

“Unë besoj se ne bashkërisht do të ndërtojmë një vend të përbashkët për të gjithë, një shoqëri për të gjithë. Ju uroj Kurban Bajramin të gjithë qytetarëve. Sot do të bëj publike emrin e kandidatit të LSDM-së për Haraçinë edhe ajo është femër, shqiptare dhe quhet Militia Halimi, e cila përfaqëson njërin nga kandidatet në këtë raund zgjedhor. Është person që tashmë e ka dëshmuar veten në shumë sfera të jetës, është nga Haraçina dhe jeton këtu”, tha Zaev.

Meqë javën e ardhshme është afati i fundit kur do të shpallen edhe kandidatët për lokalet Zaev tha se 70 përqind e kandidatëve veç më janë përzgjedhur dhe pritet të garojë në 70 komuna.

“Ne bisedojmë me parti edhe jashtë koalicionit. Bisedojmë në aspekt të gjetjes së pikëve të përbashkëta të partive politike dhe kandidatëve komunal. Ajo do të ndodh edhe me partitë shqiptare, po bisedojmë, shpresoj se do të kemi sukses edhe në atë drejtim. Tashmë dihet se si parti multietnike do të kandidojmë shqiptarë në komuna shqiptare. 70 përqind e kandidatëve veç më janë përzgjedhur. LSDM do të kandidojë në 60 komuna por, ka përpjekje që të shkohet deri në maksimum e numri të arrijë deri në 70″, tha Zaev.

Siç bëri të ditur Zaev, qëllimi se pse LSDM kandidon me shqiptare në Haraçinë është që të fillojnë me projektin e shkollës së mesme, infrastrukturës, përfundimin e kanalizimin fekal me çka kërkoi edhe përkrahjen si të partive shqiptare por edhe maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button