Më 15 shtator PSP do të publikojë raportin më të ri

Më 15 shtator Prokuroria Speciale Publike (PSP) do të publikojë raportin e katërt gjashtëmujor në të cilin do të japë përfundime për tërë atë që kanë punuar në këtë periudhë, njofton Portalb.mk.

Për momentin prokurorët special po punojnë në përgatitjen e raportit, kurse pas kësaj date prokurorët do të hyjnë në binare dhe sërish do të fillojnë punën për përfundim të procedurave parahetimore të nisura. Do të vazhdojnë që edhe më tej t’i dëgjojnë “bombat” ngaqë kanë ngelur edhe 55 përqind të padëgjuara.

Secilës bisedë të përgjuar në mënyrë të paligjshme do t’i jepet e dhënë apo supozim për mundësi të krimit të bërë e që nënkupton hapje të procedurave të reja hetimore dhe të dyshuarve të rinj.

Ndryshe, pasi u formua Prokuroria Speciale, me marrjen në duar të lëndëve që dalin nga 45 përqind e përgjimeve, gjykatat refuzonin të bashkëpunonin me kryeprokuroren Katica Janeva. Atje madje patëm shumë shpesh edhe konfrontime, duke i akuzuar prokurorët e Speciales se janë të politizuar. Shumë të akuzuar për të cilët Prokuroria Speciale Publike kërkonte paraburgime të mënjëhershme, për të njëjtët Gjykatat i kanë hedhur poshtë, gjë të cilën s’e kanë bërë për kërkesat e Prokrorisë së Zvërlevskit.

Në bazë të të dhënave të dala nga hulumtimi “Institucionet ua lidhin duart gazetarëve kur informojnë për paraburgimin” kuptojmë se Gjykata Themelore Shkupi 1 për Prokurorinë Themelore Publike menjëherë ka aprovuar paraburgime kur janë parashtruar nga PTHP kurse vetëm një për PSP-në.

Së fundmi, Prokuroria Speciale ngriti 17 akuza kundër 94 personave fizik dhe 7 personave juridik, ku edhe përskaj shumë kërkesave për paraburgim, gjykatat pranuan që të paraburgosen vetëm dy persona, por edhe ata tanimë janë të arratisur.

LEXO MË SHUMË:

Nëse e heton VMRO-DPMNE-në, a do ta trajtojnë gjykatat pasardhësin e Zvërlevskit sikur Janevën?
Rruga me gjëmba deri te rizgjedhja e gjykatësve të Maqedonisë fillon nga Këshilli Gjyqësor
Nëse nuk ka rizgjedhje të gjykatësve, drejtësinë do ta ndajnë të zgjedhurit nga “defteri” i Jankulloskës
Gjykata e Apelit vendosi: Gruevski dhe banda e tij mbeten vetëm pa pasaportë, nuk ka paraburgim për to
Zvarritja e shkarkimit të Zvërlevskit, u jep “zemër” gjykatësve nën diktatin e VMRO-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button