Hulumtim: Institucionet ua lidhin duart gazetarëve kur informojnë për paraburgimin (VIDEO)

Mbyllja e institucioneve është një nga problemet më të mëdha me të cilat përballen gazetarët në Maqedoni. Problem madhor është edhe marrja e informatave zyrtare nga institucionet shtetërore. Përpjekjet gazetareske për kontakt me funksionarët dhe institucionet e caktuara shpesh herë përfundon me zbatimin e ligjit për qasje deri tek informatat me karakter publik. Zbatimi i këtij ligji dhe obligimi i institucioneve që të japin përgjigje nuk respektohen gjithmonë.

Videoja hulumtuese me tre pjesë është për masën e paraburgimit dhe për problemet me të cilat përballen gazetarët gjatë të kërkuarit të informatave zyrtare nga institucionet shtetërore.

Problemet e gazetarëve i testuam nëpërmjet “studimit të rastit”.

Pjesa e parë: Sistemi gjyqësor është më i mbylluri për gazetarët

Sistemi gjyqësor është njëri prej segmenteve që konsiderohet si “më i mbylluri”. Të gjitha përpjekjet për realizim të kontaktit të drejtpërdrejtë me prokuror dhe gjykatës, të cilët do të flisnin para kamerave dhe në mënyrë të detajuar do të informonin për zbatimin e masës së paraburgimit përfunduan në udhëzim që të drejtohemi në sektorin për marrëdhënie me publikun. Për temën, u konsultuan gjykatës dhe prokuror të mëhershëm dhe autor të “Doracaku për zbatim të masës së paraburgimit”. Kolegët gazetarë folën për problemet e tyre.

Pjesa e dytë: Trajtim i ndryshëm i PSP-së dhe prokurorive të tjera

Ekspertët folën për zbatimin e masës së paraburgimit, por edhe pa hamendje i shprehën pikëpamjet e tare për trajtimin e ndryshëm nga ana e gjykatësve ndaj Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe prokurorive tjera. Akademia e gjykatësve dhe e prokurorëve publik kanë publikuar “Doracak për masën e paraburgimit në procedurën penale dhe praktika gjyqësore në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. Ne, pas 10 javë pritjeje për një dokument me pyetje, më në fund morëm përgjigje me të dhëna. Kolegët gazetar u pyetën për: masën e paraburgimit dhe për atë se si të marrin informata zyrtare.

 Pjesa e tretë: Të dhënat te gazetarët arrijnë pas një pritjeje të gjatë

Të dhënat e grumbulluara për të kërkuar masën e paraburgimit më vitin 2016 prej prokurorive të Shkupit dhe për atë se çfarë vendime ka miratuar Gjykata Themelore Shkupi 1 do të jenë temë trajtimi i ekspertëve juridik në të ardhmen, kurse ne ngelemi tek pjesëmarrësit e kësaj videoje nga ku shikuesit vetë do të arrijnë të gjejnë përfundimin. Pengesat e gazetarëve dhe tejkalimi i tyre ngelen probleme që duhet të zgjidhen në të ardhmen.

Dëshmitë e gazetarëve për “çmimin” e punës në storjet hulumtuese

Për gjurmimin pas informatave, pengesat me të cilat përballen çdo ditë dhe për atë se cili është “çmimi” i punës në storjet hulumtuese, folën gazetarët Tomisllav Kezharovski, Sashka Cvetkovska, Zhaklina Haxhi-Zafirova dhe Xhelal Neziri.

Dëshmitë e tyre gjenden në këtë video-incizim:

Storja është përgatitur në kuadër të projektit “gazetari hulumtuese, roje e demokracisë dhe të drejtave të njeriut” nën përkrahje financiare nga Bashkimi Evropian (BE) dhe Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup e zbatuar nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime dhe Instituti për të Drejtat e Njeriut. Përmbajtja e storjes hulumtuese nuk shpreh edhe pikëpamjet dhe qëndrimet e organizatave të cilat e realizuan projektin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button