fbpx

Filloi pastrimi i deponisë së Tetovës (FOTO)

11:00- “Ashtu edhe siç paralajmruam një jave më parë, sot ka filluar pastrimi i deponisë në Tetovë”, bëjnë të ditur nga Komuna e Tetovës, njofton Portalb.mk.

Nga atje njoftojnë se me kërkesë të Komunës së Tetovës deri tek Qeveria e Republikës së Maqedonisë, janë ndarë 200.000 euro për pastrimin përfundimtar të deponisë.

“Kompania e cila ka fituar shpalljen për furnizim publik Golec Trans sot ka koncentruar maqinerinë e rëndë në terren, ndërsa Kryetarja e Komunës Teuta Arifi ka inspektuar nga afër punimet”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi tha se pastrimi i deponisë është rezultat i angazhimit permanent.

“Pastrimi i deponisë është në kordinim të plotë me planin për realizimin e punimeve të Komunës së Tetovës, i cili është një rezultat i një angazhimi permanent i Organeve Komunale për të gjetur zgjidhje afatgjate me menaxhimin e mbeturinave”, tha Arifi.

Arifi mes tjerash theksoi se “rruga e drejtë dhe rruga e hallallit është rrugë e gjatë në të cilën rrugë duhet të punoni me vendosmëri që të arini në zgjidhje afatgjate”.

_______________________________________________________________________________

10:00- Pas djegjes së deponisë në Tetovë e cila shkaktoi tym të zi helmues për shëndetin e njeriut, nga Komuna e Tetovës dje paralajmëruan se sot do të fillojnë me pastrimin e deponisë.

“Pas mbarimit të procedurave dhe përzgjedhjes së kompanisë e cila do të kryejë punët rreth pastrimit të deponisë në Tetovë, ashtu si edhe u paralajmërua nesër fillon pastrimi i deponisë në hyrje të qytet. Sipas informatave jozyrtare  bëhet fjalë për 30.000 deri 40.000 m3 mbeturina komunale dhe inerte të cilat do të transportohen në deponitë rajonale. Vetë procesi i pastrimit pritet të zgjasë 2 deri 3 javë, ku më pas do të bëhet edhe shtrimi i truallit të mirë dhe gjelbërimi i kësaj sipërfaqeje e cila për më shumë se 15 vite luan rolin e një pike të pastandardizuar për ngarkim-shkarkimin  e mbetjeve komunale në komunën e Tetovës. Vlen të theksohet se ky pastrim përfundimtar i kësaj pike, ndodh pasi Qeveria e RM-së, me kërkesë të Komunës së Tetovës ndau 12.000.000 denarë mjete buxhetore, për dislokomin e kësaj deponie e cila tash 15 vite po ngulfat tetovarët!”, thuhet në kumtesë.

Përndryshe, zjarri i pasditës së shtunë nuk ishte i vetmi që u bë në deponinë e Tetovës, para mesantes së po të njëjtën ditë deponia është rindezur sërish. Pasojat nga kjo janë parë edhe në orët e hershme të mëngjesit së të dielës. Nga fotoja e shkrepur në ora 9 të mëngjesit shihet qartë se ndotja e ajrit vazhdoi edhe djenë Tetovë, ndërsa banorët sërish alarmonin “se po mbyten nga ajri kancerogjen”.

LEXO: Djegia e deponisë së Tetovës: Lirohen mijëra substanca kimike që konsiderohen kancerogjene
LEXO:“Eco Guerilla” rikthen protestat kundër ajrit të ndotur në Tetovë (FOTO)
LEXO: “Eco Guerilla”: Gjeneza e deponisë së Tetovës është fshehja e së vërtetës
LEXO: Djegia e deponisë së Tetovës: Lirohen mijëra substanca kimike që konsiderohen kancerogjene
LEXO: Kodi Penal parasheh burg për fajtorët e djegies së deponisë në Tetovë, ja çfarë thonë nga Prokuroria
LEXO: Me kontejnerë të rrëzuar para komune, tetovarët kërkuan dorëheqjen e Arifit
LEXO: Rashkovski: Dikush ka interes nga shkaktimi i zjarrit në deponinë e Tetovës

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close