Rashkovski: Dikush ka interes nga shkaktimi i zjarrit në deponinë e Tetovës

Sekretari gjeneral i Qeverisë së Maqedonisë, Dragi Rashkovski vlerësoi se dikush me qëllim ka ndezur zjarrin në deponinë e Tetovës me qëllim që të pamundësojë zhvendosjen e saj e cila duhej të ndodhte nesër, njofton Portalb.mk.

“Qeveria e RM-se ka siguruar mjete dhe ka firmosur marrëveshje për dislokimin dhe pastrimin e deponisë në Tetovë, proces ky që duhet të fillojë të hënën, nesër. Dikush këtë e ka ditur dhe për këtë shkak 2 ditë para fillimit të pastrimit dhe dislokimit ka ndezur deponinë me qëllim që të mos ndodh ose të shtyhet ky proces, me ç’ rast është rrezikuar shëndeti i banorëve të Tetovës. Interes i kujt është kjo? Vlerësojeni vetë ju të nderuar!”, ka shkruar në fejsbuk, Rashkovski.

Përndryshe, zjarri i pasditës nuk ishte i vetmi që u bë në deponinë e Tetovës, para mesnate është rindezur sërish. Pasojat nga kjo janë parë edhe në orët e hershme të mëngjesit. Nga fotoja e shkrepur në ora 9 të mëngjesit shihet qartë se ndotja e ajrit vazhdon edhe më tej në Tetovë, ndërsa banorët sërish alarmojnë “se po mbyten nga ajri kancerogjen”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button