Kodi Penal parasheh burg për fajtorët e djegies së deponisë në Tetovë, ja çfarë thonë nga Prokuroria

Sipas Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë, shkaktarët e ndotjes së ajrit në një komunë por edhe ata të cilët nuk kontribuojnë për sigurimin e shëndetit të qytetarëve të komunës apo dhe shtetit në përgjithësi mund t’i pasojë dënimi me burg, shkruan Portalb.mk.

Kodi Penal thotë kështu: “Ai që me mosrespketim të dispozitave për mbrojten dhe përparimin e ambientit jetësor do të ndotë ajrin, tokën, ujin, sipërfaqen ujore ose rjedhën e ujit në përmasa më të mëdha ose në hapësirë më të gjerë dhe me të do të shkaktojë rrezik për jetën ose shëndetin e njerëzve ose shkatërrimin e botës shtazore ose bimore në pëmasa më të mëdha, do të dënohet me burg prej katër deri në dhjetë vjet”.

Në lidhje me këtë Portalb.mk kontaktoi Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, por nga atje refuzojnë të japin informata, pasi siç shprehu zëdhënësi Marjan Josifovski, “pocedurën në lidhje me djegien e deponisë në Tetovë e ka Prokuroria në Tetovë, pasi që ata dje kanë kryer kontrolle në teren, me kryerjen e kontrollove edhe llogaridhënia për procedurën duhet të jepet nga ata”.

Ndërkaq nga Prokuroria Publike e Tetovës nuk dhanë detaje pasi që procedura ende është në fazë parahetimore.

“Nuk mund të japin informata pasi që procedura është në fazë parahetimore. Po punohen intenzivisht dhe nesër eventualisht do të dalim me informatë publike për epilogun”, thanë për Portalb.mk nga Prokuroria e Tetovës

Përndryshe, zjarri i pasditës së djeshme nuk ishte i vetmi që u bë në deponinë e Tetovës, para mesnate deponia është rindezur sërish. Pasojat nga kjo janë parë edhe në orët e hershme të mëngjesit. Nga fotoja e shkrepur në ora 9 të mëngjesit shihet qartë se ndotja e ajrit vazhdon edhe më tej në Tetovë, ndërsa banorët sërish alarmojnë “se po mbyten nga ajri kancerogjen”.

Ndryshe, reagime të shumta pati për këtë, ndërkaq organizata joqeveritare ekologjike “Eco Guerilla” kërkoi dënim për të gjithë përgjegjësit e kësaj vepre, duke përfshirë edhe “autoritetet lokale të cilat me vite nuk arritën të largojnë këtë deponi”. Të njëjtën e kërkuan edhe nga Lëvizja BESA dhe LR-PDSH.

LEXO: Djegia e deponisë së Tetovës: Lirohen mijëra substanca kimike që konsiderohen kancerogjene

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button