Nga ueb-faqja e Gjykatës Penale është fshirë vendimi për paraburgimin e Koçanit

Vendimi me të cilin Këshilli Penal i ka shqiptuar masë paraburgimi biznesmenit, Sead Koçan, në mënyrë misterioze është zhdukur nga ueb-faqja e Gjykatës Themelore Shkupi 1. Vendimi ishte publikuar më 10 mars të këtij vit, në të cilin në mënyrë të shkurtër dhe të gjatë Këshilli Penal e ka arsyetuar vendimin në lidhje me atë se pse Koçan duhet të shkojë në paraburgim, por tani nuk mund të gjendet, njofton Portalb.mk.

Nga Gjykata Penale sqarojnë se vendimi është publikuar në ueb-faqen e vjetër të Gjykatës, prandaj sipas të gjitha gjasave nuk mundet që të gjendet në ueb-faqen e re. Megjithatë, në ueb-faqen e re ka vendime më të vjetra edhe se ai për Koçain. Gjykata Penale arsyetohet se përgjegjësia është në Gjykatën Supreme, pasi që ata i kanë kompetencat që të vendosin përmbajtje.

Në vendim theksohet se Këshilli Penal, e pranon ankesën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dhe vendimin e gjykatësit të procedurës paraprake dhe e ndërron masën me paraburgim. Masa me paraburgim shqiptohet për shkak të ekzistimit të bazës së dyshimit se është kryer vepra penale “Keqpërdorim i procedurës për thirrje publike, ndarje e marrëveshjes për furnizim publik ose partneritet privat – publik”.

LEXO: “SDK”: Sead Koçan është pranuar si rast urgjent në Klinikat e Shkupit

LEXO: Skandaloze! Shfuqizohet parabugimi për biznesmenin Sead Koçan

LEXO: Ja kush dhe pse shfuqizoi parabugimin për biznesmenin Sead Koçan

LEXO: Me kërkesë të Speciales, Gjykata ia ngrin pronën dhe xhirollogaritë Koçanit

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button