Ja kush dhe pse shfuqizoi parabugimin për biznesmenin Sead Koçan

Ministria e punëve të brendshme i ka tërhequr edhe fletarrestin ndërkombëtar edhe fletarrestin vendor, të cilat ishin lëshuar ndaj biznesmenit Sead Koçan. Gjykata Supreme, të premten solli vendim për kthimin e vendimit të gjykatës së shkallës së parë për paraburgim për biznesmenin Koçan, njofton Shenja. Kërkesa e Prokurorisë Speciale për paraburgim të biznesmenit Sead Koçan ishte pranuar nga Gjykata Penale dhe nga Gjykata e Apelit.

Me vendimin e Gjykatës Supreme lënda kthehet për rishqyrtim. Këshilli Penal e Gjykatës Themelore Shkup 1 e tërhoqi flet arrestin për Koçanin dhe sërish do të vendosë për arrestimin ose jo të tij. Prokuroria publike kërkonte që Gjykata Supreme ta pranonte kërkesën për mbrojtjen ligjore të prokurorisë publike, ti ndërpresë vendimet e Gjykatës  Themelore Shkup 1 të dhënë më 7 mars dhe të Gjykatës  së Apelit të dhënë më 15 mars dhe lënda të rikthehet sërish në gjykim.

LEXO: Skandaloze! Shfuqizohet parabugimi për biznesmenin Sead Koçan

Tani Këshilli Penal i Gjykatës  Themelore Shkup 1 do të duhet sërish të vendosë për kërkesën e Prokurorisë Speciale.

LEXO: Me kërkesë të Speciales, Gjykata ia ngrin pronën dhe xhirollogaritë Koçanit

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button