Me kërkesë të Speciales, Gjykata ia ngrin pronën dhe xhirollogaritë Koçanit
Gjykata Themelore Shkupi 1 me kërkesë të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) dje pasdite ia ka ngrirë pronën, pronarit të “Transmet”, Sead Koçan, njofton Portalb.mk.
Jo-zyrtarisht sipas TV Telmas, vendimi nga Gjykata ka përfshirë ngrirje të tërë pronës së tundshme dhe të patundshme, por edhe xhiro-llogaritë ku ai ka aksione, në mesin e të cilave është “TV Nova”, kompania ndërtimtare “Transmet” dhe të tjera.
Ndryshe, tanimë kanë kaluar 64 ditë prej kur nuk ka asnjë informatë se ku gjendet biznesmeni, Koçan, i dyshuar në rastin “Trust” PSP për krim të rëndë prej 17 milionë eurove. Sipas informatave të PSP-së ai shtetin e ka lëshuar më 9 mars, gjegjësisht një ditë pas shqiptimit të masës për paraburgim, ndërkaq deri më sot nuk ka informata se është kthyer mbrapa.
Avokati i tij, Dodoevski, kishte delaruar se Koçan nuk është në arrati, por është në udhëtim zyrtar. Sipas tij, biznesmeni është larguar nga shteti përpara se të sillet vendim për paraburgim.
Dodevski, nuk u përgjigjet thirrjeve dhe porosive për të dhënë informata nëse klienti i tij është ende në “udhëtim zyrtar”, ashtu siç kishte deklaruar para dy muajve.
Në ndërkohë, MPB ka lëshuar fletarrest ndërkombëtar për biznesmenin Koçan.