“SDK”: Sead Koçan është pranuar si rast urgjent në Klinikat e Shkupit

Sead Koçan, biznesmeni të cilin policia e ka kërkuar deri të premten me flet-arrest pasi që është i dyshuari kryesor në njërin nga rastet kryesore të Prokurorisë Speciale Publike, mbrëmë është pranuar si rast urgjent në njërën nga Klinikat në Qendrën Klinike Nënë Tereza në Shkup, mëson “SDK”, transmeton Portalb.mk.

Sipas informatave të portalit, Koçan, i cili tani ka edhe mjekër, në orët e vonëta të pasdites është parë në Qendrën Klinike, ku është pranuar si rast urgjent. Në Klinikë ka qenë vetëm me bashkëshorten e tij.

Kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, në një deklaratë për “Dojçe Vele” në gjuhën maqedonase, tha se ka shkelje të ligjshmërisë në vendimet gjyqësore për paraburgimin e Sead Koçanit dhe për atë janë shfuqizuar. Me këtë rriten dyshimet se Gjykata Supreme i plotëson dëshirat e Prokurorisë Themelore Publike.

“Ne nuk e kemi shfuqizuar paraburgimin për Sead Koçanin, por e kemi vlerësuar ligjshmërinë e vendimeve të gjykatave më të ulëta”, tha Vangellovski.

Ky sqarim vjen pasi duke vepruar me kërkesës për mbrojtjen e ligjshmërisë të dorëzuar nga Prokuroria Publike, Gjykata Supreme vendosi që t’i shfuqizojë të gjitha vendimet e Gjykatës Penale dhe të Apelit, me të cilat është shqiptuar masë paraburgimi për Koçanin dhe është kërkuar lëshimi i një fletë-arresti kundër tij. Nga Prokuroria Speciale Publike tonë se për vendimin do të deklarohen pasi që zyrtarisht ta marrin vendimin.

LEXO: Skandaloze! Shfuqizohet parabugimi për biznesmenin Sead Koçan

LEXO: Ja kush dhe pse shfuqizoi parabugimin për biznesmenin Sead Koçan

LEXO: Me kërkesë të Speciales, Gjykata ia ngrin pronën dhe xhirollogaritë Koçanit

LEXO: Rasti “Trust” me falsifikim dokumentesh disa kompani kanë përfituar mbi 17 milionë euro

LEXO: “Trust”, ja kush janë përfituesit e mbi 17 milionë eurove nëpërmjet dokumentave të falsifikuara

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button