Në rastin “Titanik” të PSP-së i përfshirë Nikolla Gruevski, Martin Protugjer dhe deputeti Ilija Dimovski

Prokuroria Speciale sot njoftoi se e zgjeroi hetimet për rastin “Titanik” edhe me 17 persona, funksionarë të lartë të VMRO-DPMNE-së. Jo zyrtarisht Alsat M mëson se pjesë e hetimit të zgjeruar për parregullsi zgjedhore janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, Martin Protugjer dhe deputeti Ilija Dimovski.

 Në këtë fazë është zgjeruar hetimi për 17 persona për më shumë vepra penale. Këtu ka edhe implikime financiare. Kjo ka të bëjë me atë që pas përgjimit të audio regjistrimeve, konstatuam se ka më shumë persona të cilët janë të përfshirë në këto vepra penale – deklaroi Prokurorja Speciale Katica Janeva.

Prokuroria Speciale në kuadër të rastit për parregullsi zgjedhore nën emrin “Titanik” ka kryer hetime edhe për mënyrën e financimit të VMRO-DPMNE-së.

 Po, një pjesë e madhe e veprimeve që ishin ndërmarrë nga procedurat tjera ishin edhe veprime në të cilat shqyrtohej ligjshmëria e financimit të fushatave zgjedhore dhe kjo është pjesë përbërëse. Njëherësh, pjesë përbërëse janë edhe veprimet që përfshijnë shkelje të lirisë së përcaktimit të zgjedhësve, e që kishin të bëjnë me aferën “Listat” e cila ishte publikuar – tha Lençe Ristovska, Prokurore Speciale.

LEXO: Rasti “Titanik”

Përfaqësues të VMRO-DPMNE-së u janë kërcenuar prokuroreve publike në Ohër

Kërcënime nga dy përfaqësues të partisë politike VMRO, organizator të protestës në Ohër, me prezencën e kryeshefit të policisë kanë marrë Prokuroret Speciale Publike derisa zhvillohej hetimi i PSP-së. Njëra nga këto ishte edhe Lençe Ristoska, e cila sot foli hapur për këto kërcënime. Ajo vuri në dukje edhe një lloj tjetër të presionit për pengimin e hetimit nëpërmjet shpalljes publike të udhëzimeve nëpër portaleve të caktuara për të mos u marrë në pyetje 183 dëshmitarë të thirrur nga PSP-ja në Ohër, shkruan Portalb.mk.

“Vendosëm që dëgjimi të bëhet në Ohër që të mos kenë nevojë të vinë në Shkup. Nga 185 të ftuar, të dëgjuar deri tani janë 15 dëshmitarë. Ditën kur zbatohej hetimi ishim të lajmëruar se ka protestë nga një parti e caktuar politike. Dua të potencoj se dëshmitarët nuk janë ftuar për shkak të anëtarësimit të tyre në parti të caktuar politike, por për shkak të ekzistimit të hulumtimit të caktuar ose procedurës parahetimore. Kemi pas mbledhje me përfaqësuesit e partisë dhe nga personat që kanë ardhur në mledhje janë dërguar kërcënime të caktuara për të cilat më vonë e lajmëruam ministrin e Punëve të Brendshme”, potencoi Ristoska.

Sipas saj, së shpejti të vijojnë kallëzime penale për të dhënat që i posedojnë, lidhur me atë se kush ka ushtruar ndikim ndaj dëshmitarëve dhe si kanë përfunduar të dhëna që janë sekrete për procedurën parahetuese në vende që realisht nuk do të duhej të përfundojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button