Anëtarët e VMRO-DPMNE-së nga Ohri protestuan kundër PSP-së

Disa anëtarë të VMRO-DPMNE-së kanë protestuar sot para stacionit policior në Ohër me qëllim që të tregojnë revoltën e tyre për thirrjet në bisedime nga Prokuroria Speciale Publike (PSP). Ata thanë se nuk e njohin PSP-në dhe se ajo ka punuar për LSDM-në, njofton Portalb.mk.

133561777

Anëtarë të partisë potencojnë se thirrjet e PSP-së ndaj anëtarëve të VMRO-DPMNE-së, në të cilat shkruhet se janë subjekt oformues për donacionet e VMRO-DPMNE-së, dhe për shkak të cilave duhet të deklarohen, në të kundërtën do të arrestohen nga policia.

Përndryshe, Prokuroria Speciale Publike (PSP) e cila këto ditë ka dërguar ftesë deri te 200 anëtarë të VMRO-DPMNE-së për bisedë informative në lidhje me financimin e partisë dhe donacionet personale për gjatë kohës së zgjedhjeve të vitit 2014.

Deri më tani, qindra anëtarë të VMRO-DPMNE-së nga Shtipi, Krusheva, Ohri, Koçani, Shkupi dhe nga tjera qytete janë ftuar nga PSP që të japin dëshmi për donacionet e tyre vullnetare të cilat i kanë dhënë në konton e VMRP-DPMNE-së. PSP ka hapur procedurë parahetimore për financimin e fushatës së partisë. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button