Gruevski: Disa politikanë shqiptarë për shkak të paaftësisë dhe mosplotësimit të premtimeve akuzojnë VMRO-në

“Ndonjëherë madje edhe nuk dëgjuam se çfarë gënjeshtra dhe intriga na bëjnë mes elektoratit shqiptar jo vetëm mediat e financuara nga Soros, por shpesh herë edhe disa politikanë shqiptarë të cilët paaftësinë e tij dhe mosplotësimin e premtimeve përpara elektoratit shqiptar gjithmonë e gjuajnë në konton e VMRO-DPMNE-së, duke shpjeguar se VMRO-DPMNE si partneri më i madh në Qeveri e ka penguar atë dhe atë”, përgjigjet lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në pyetjen “a mendoni se edhe ju keni faj që gjatë kohë keni lejuar që të përhapet mendimi se jeni nacionalist”, në pjesën e katërt të intervistën për “Republika“, njofton Portalb.

“Plotësisht keni të drejtë pasi që ne si parti gjatë kohë qëndruar mbikëqyrës të shurdhër. Disa politikanë edhe ma kanë pranuar jo-formalisht. Dhe e gjithë ajo, jo vetëm që është e pasaktë por edhe askush nuk e demantoi. Pas kësaj çështje ngrita disa iniciativa në parti përpara një viti dy, por nuk patën mbështetje dhe ajo mes tjerash solli të vazhdojë që të krijohen gënjeshtra dhe fotografi të zezë mes shqiptarëve për VMRO-DPMNE-në. Të rikujtoj, aq sa janë të pranishme paratë në mediat maqedonase, edhe më shumë janë edhe në ata shqiptare”, shprehet Gruevski.

Ai më tej shton se, duke e parë nga këndvështrimi historik, VMRO-DPMNE si organizatë asnjëherë nuk ka qenë kundër shqiptarëve, por as sot.

“Të jesh patriot nuk do të thotë të jesh anti-shqiptar, ose anti-perëndimor. Gjithashtu nëse  se patriot-maqedonas nuk do të thotë se je kundër Perëndimit, BE-së, NATO-s dhe Amerikës, ndërkaq nëse je patriot-shqiptar je pro Perëndimit, BE-së, NATO-s dhe SHBA-së. Budallallëqe janë. Politikë e ndyrë e propagandës së paguar”, shton Gruevski.

Rezultati final i zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe mos ofrimi i asnjërës parti shqiptare për të formuar Qeverinë me Nikolla Gruevskin, ka bërë që ish kryeministrin të ndryshojë fjalorin e tij.

Në 3 pjesët paraprake të intervistës të ashtuquajtur nga portali si “mega-intervistë”, Gruevski, ndjeshëm e ka zbutur fjalorin ndaj shqiptarëve, në krahasim me atë të fushatës zgjedhore, transmeton Portalb.

Analistët në deklaratat e tyre për Portalb vlerësojnë së ky reterim i Gruevskit ka prapavijë politike dhe i njëjti nuk është për t’u besuar.

VMRO-DPMNE fjalorin e saj parazgjedhor anti-shqiptar dhe anti-perëndimor nuk e ndryshoi as pas zgjedhjeve.

  • Gjatë protestave përpara KSHZ-së, simpatizantët e partisë në prani të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, bërtisnin “shqiptarët e mallkuar, ndërkaq funksionarët mbanin fjalime me gjuhë të urrejtjes dhe kundër faktorit ndërkombëtarë.
  • Partitë shqiptare, patën dënuar retorikën e Nikolla Gruevskit në raport me shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtarë.

Analizat e njohësve të çështjeve politike vlerësojnë se Nikolla Gruevski nuk dallon nga politika e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç.

Analiza e Portalb për qeverisjen e VMRO-DPMNE-së gjithashtu nxorri 12 arsye pse duhet thënë JO! Gruevskit.

Partitë politike shqiptare: Fjalori i zbutur i Gruevskit nuk na bën aspak përshtypje

Lëvizja Besa dhe Aleanca për shqiptarët janë deklaruar në lidhje me retorikën e fundit të ish kryeministrit Nikolla Gruevskit, por një reagim i ngjashëm ende nuk ka ardhur nga Bashkimi Demokratik për Integrim, parti kjo e njohur për partneritet me VMRO-DPMNE-në. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button