Gruevski rrugës së Millosheviçit? (FOTO/VIDEO)

Opinioni në Maqedoni, por edhe më gjerë në Ballkan, retorikën e fundit të Nikolla Gruevskit, ish kryeministrit të Maqedonisë e ka dëgjuar edhe më parë. Diçka e ngjashme ka dalur edhe nga goja e ish kryetarit të Serbisë, Sllobodan Millosheviç, shkruan Portalb.mk.

“Po bëjnë përpjekje që i tërë Ballkani të vihet nën ndikimin e forcave perëndimore”, kishte pas deklaruar Millosheviç më 20 tetor të vitit 2000.

“Kemi informacione, për përzierjen e disa përfaqësuesve të huaj në vend. Disa përfaqësues të pavarur, realisht nuk janë të pavarur. Disa ambasadorë nisën që të përzien, … VMRO-DPMNE nuk do të lejojë këtë gjë”, ishte decid në deklaratën e tij të fundit lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Përveç retorikës, Gruevski nga Millosheviçi nuk dallon as për nga gjestikulacionet në paraqitjet publike.

15608877_1270587959678354_141960577_o

Analistët: Retorika e Gruevskit e papranueshme

Sefer Tahiri
Sefer Tahiri

Nga këndvështrimi i profesorit universitar Sefer Tahiri, retorika e Gruevskit është shprehje revolte ndaj rezultatit të përgjithshëm zgjedhor, aq më shumë kur shqiptarët tani nuk e parapëlqejnë partinë e tij për të bërë koalicion për formimin e qeverisë së re të Maqedonisë.

“Tani partia e Nikolla Gruevskit nuk e ka numrin e mjaftueshëm të votave për të formuar vetë qeverinë, ndërkohë që dihet gatishmëria e partive politike shqiptare se nuk janë për koalicion me VMRO-DPMNE, Ndërsa, vlerësimet se ambasadorët e huaj nuk duhet të përzihen në zhvillimet në vend, ishin deklarata të pamatura anti-diplomatike, do të kisha thënë edhe anti-integruese kur dihet se kontributi i ambasadorëve të vendeve të huaja veçanërisht atij të SHBA-së dhe BE-së, ka qenë në drejtim të tejkalimit të krizës politike dhe vendosjes së normalitetit politik në Maqedoni. Qeveri me VMRO- DPMNE dhe Nikolla Greuevskin, si drejtues i kësaj partie, do të thoshte izolim i plotë i Maqedonisë nga faktori ndërkombëtar”, tha për Potalb Tahiri.

Bojan Mariçiq
Bojan Mariçiç

Sipas Bojan Mariçiç nga Qendra për studime evropiane deklarata e Nikolla Gruevskit është vetëm zbulim i qëllimeve të tij të errëta.

“Edhe pse para zgjedhjeve bënte thirrje për qetësi nacionale, tani mbjelli urrejtje dhe mllef në mesin e qytetarëve. Kësaj radhe hyri edhe në konflikt të hapur me bashkësinë ndërkombëtare demokratike. Kjo do të shkojë në dëm të tij dhe të Maqedonisë. Njëjtë sikur Millosheviç më vitin 2000, Gruevski sot nuk mund të sqarojë se si është e mundur të ketë vetëm 51 deputetë, kur priste 63 dhe si është e mundur të mos te ketë pozicion të fuqishëm. Është për keqardhje të dëgjosh kësi retorika në prag të vitit 2017 në Maqedoni”, theksoi për Portalb Mariçiç.

Ai nënvizon se koncepti i Gruevskit për ndarje dhe urrejtje u dënua në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

“Ai duhet të ballafaqohet me atë dhe të pranojë se politikat e ndarjeve, urrejtjes dhe izolimit nuk janë të pranueshme për shumicën e qytetarëve në Maqedoni”, përfundoi Mariçiç.

Reagimet e partive politike shqiptare

Ndaj fjalorit anti perëndimor të Nikolla Gruevskit kanë reaguar edhe nga Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa.

“Fjalori i përdorur i Nikolla Gruevskit në bisedat me përfaqësuesit ndërkombëtar, sidomos ndaj Ambasadorit të SHBA-ve dhe atij të BE-së, janë fyerje ndaj miqve tanë të kahmotshëm perëndimor. Tentimi që të ofrohet destabilizim i vendit, për qëllime të ngushta partiake paraqet rrugën më të keqe të demokracisë”, është theksuar në reagimin e Aleancës për shqiptarët.

“Partia e njeriut që qeverisi deri më tani, i prirë nga politika diskriminuese dhe  përjashtuese ndaj shqiptarëve, me gjuhën e përdorur ndaj ambasadorëve të shteteve mike, siç është gjuha e përdorur ndaj ambasadorëve të SHBA-ve dhe të BE-së, dëshmon se Nikolla Gruevski është orientuar në politika që më së paku kanë për qëllim të ardhmen e ndritur të qytetarëve dhe perspektivën e tyre euroatlantike”, thonë nga Lëvizja Besa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button