Gruevski flet për takimin me Sorosin dhe zbut fjalorin ndaj shqiptarëve (FOTO)

Në pjesën e dytë të intervistës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për portalin proqeveritar “Republika”, ai flet për takimin me Xhorxh Sorosin, por edhe siç thotë ai, etiketën se VMRO-DPMNE është parti nacionaliste, njofton Portalb.

Në pyetjen për atë se çfarë ka biseduar me Sorosin në takimin përpara disa vjetëve në Pragë, Gruevski, thotë se takimi ka qenë i shkurtër 15-20 minuta dhe ka qenë në kuadër të konferencës për Dekadën e Romëve, fushën në të cilën Soros, gjithashtu, është aktiv dhe financon shumë projekte në shumë shtete.

“Të gjithë kryeministrat e pranishëm dhe udhëheqësit e delegacioneve kemi pasur takime të shkurtra me të dhe me ekipin e tij, në të cilin temë kryesore ka qenë aktivitet e Qeverisë për ndihmë të romëve, fushë në të cilën ne jemi në mesin e më të suksesshmëve në krahasim me vendet tjera të Evropës Lindore, por kemi edhe shumë punë. Në fund të takimit ai pyeti edhe për procesit e zgjidhjes së çështjes së emrit, tregoi se është mirë që të përshpejtohet kjo çështje dhe se Papandreu do të jetë edhe shkurt kryeministër, ndërkaq më pas do të jetë edhe më e vështirë për t’u zgjidhur, diçka që e kemi ditur, por për fat të keq, për aspektet kyçe të problemit edhe Papandreu i ka mbajtur të njëjtat qëndrime ose të vijat e njohura të kuqe të Greqisë, të cilat për Maqedoninë janë të papranueshme. Tha disa detaje tjera për këtë proces, nga ku edhe e pash që është mirë i njoftuar. Tjetër nuk kemi biseduar, nuk kishte kohë, por edhe nuk u ndje i përgatitur për atë”, thotë Gruevski.

Xhorxh Soros - Nikolla Gruevski, fotografia gjatë takimit në Pragë

Xhorxh Soros – Nikolla Gruevski, fotografia gjatë takimit në Pragë

Gruevski thotë se Soros dhe të tjerët padrejtësisht ndajnë etiketa për shovinizëm, të Qeverisë dhe partisë së tij, VMRO-DPMNE, që sipas tij, është multietnike në një vend ku ka bashkëjetesë dhe tolerancë, transmeton Portalb.

“Fotografia për ne, në lidhje me atë se jemi nacionalist është e shtrembëruar dhe e pavërtetë. Nën fjalën nacionalist ata duan të na tregojnë si shovinist, njerëz të cilët, përveç që e duan popullin e tyre duan t’u bëjnë dëm nacionaliteteve tjera, t’i urrejnë, duke mos u shikuar si njerëz dhe qenie njerëzore, por vetëm si pjesë e ndonjë komuniteti etnik”, thotë Gruevski.

Ai gjithashtu flet edhe për interesat shqiptare duke e ulur tonin në krahasim me atë të fushatës zgjedhore.

“Ata që i rrahën dhe i burgosën për shkak të vendosjes së flamurit, për shkak të hapjes së universitetit, nuk janë nacionalistë, ndërkaq ata që i liruan të burgosurit politik me ligj special për amnistim dhe sollën ligje për flamuj, lejuan hapjen e universiteteve në gjuhën shqipe, dhe ende luftojnë që të njëjtat të jenë më kualitative, që sollën ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, të cilët me asgjë nuk e penguan zbatimin e tyre qenkan nacionalistë? Shihe nënën. A? Mos është ashtu? Përditë këtë mediat e Sorosit ua thonë shqiptarëve. Pse nuk ishim nacionalist kur sollëm ligj për administratën, për përfaqësim të barabartë në institucione e shtetit. Pse nuk isha nacionalist ku natën vonë në gusht të vitit 2015, si politikan, i pari shkova në Shipkovicë dhe në Reçicë të Vogël, kur u desh të u ndihmohet të mbijetuarve nga vërshimet, ose t’i gjejmë të humburit, t’u ndihmojmë të gjithë atyre me të gjitha forcat për të ardhur në normalitet. A e bën atë nacionalisti? Njëjtë ishte edhe me vërshimet e Shkupit, aq sa ju kemi ndihmuar maqedonasve, aq ju kemi ndihmuar edhe fshatrave shqiptare. Ashtu siç luftoj për maqedonasit, ashtu luftoj edhe për shqiptarët”, thotë Gruevski.

Megjithatë, edhe përskaj kësaj deklarate të Gruevskit, rikujtojmë se VMRO-DPMNE fjalorin e saj parazgjedhor anti-shqiptar dhe anti-perëndimor nuk e ndryshoi as pas zgjedhjeve.

Analizat e njohësve të çështjeve politike vlerësojnë se Nikolla Gruevski nuk dallon nga politika e ish presidentit serb Sllobodan Millosheviç.

Analiza e Portalb për qeverisjen e VMRO-DPMNE-së gjithashtu nxorri 12 arsye pse duhet thënë JO! Gruevskit.

Partitë shqiptare, patën dënuar retorikën e Nikolla Gruevskit në raport me shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtarë. /Portalb

Leave a Reply

Your email address will not be published.

*

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

VERZIONI DESKTOP