Gruevski zbulon ilaç për Soros, aktivisht pushon dhe lexon Trump

Në “mega intervistën” për versionin elektronik të javores “Republika” lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndanë  një hapësirë të madhe për llogaritë me “ Xhorxh Soros dhe milionat që ka derdhur në Maqedoni” dhe me “gazetarët e korruptuar, përfaqësues të medieve, profesorë, intelektualë, analistë, aktivistë”, të udhëhequr nga protestues profesional, transmeton Meta.mk.

“ Po të mos ishte Soros dhe i tërë rrjeti i OJQ-ve, medieve, politikanëve brenda dhe jashtë që i paguan, ndikimi tek shtetet më të fuqishme në botë edhe atë ndikim vendimtar kur bëhet fjalë për shtete më të vogla siç është i joni, nuk do të ishte aq vështirë, ndërkaq edhe ekonomia do të ishte më e fuqishme, do të kishim më shumë vende të hapura pune”- thotë Gruevski në intervistën me titull “Sektori civil nuk guxon të qëndrojë në duart e Soros”.

Sipas tij, sektori civil në të ardhmen “nuk guxon të qëndrojë në duart e Sorosit dhe të qeverive të huaja”.

“Soros në Maqedoni krijoi armatë moderne. Po, armatë klasike. Sot beteja nuk është me armë si para 100 viteve, por me OJQ, media dhe gazetarë të korruptuar dhe ndikim mbi mediat e fuqishme botërore dhe qeveritë e fuqishme të huaja, që politikat e tyre ndaj një shteti t’i hartojnë sipas qëllimeve të tij. Ky është realiteti dhe për fat të keq kështu vepron Soros dhe atëherë të bëjnë si të duan, të mundojnë, të gatuajnë si një brumë. Do të të bëjnë kriminel, hajdut dhe tradhtar edhe idiot, mostër, gjithçka që do të vendosin si qëllim do të të bëjnë. E pastaj dil ti në zgjedhje. Do të të nxjerrin treqind afera, shumë gënjeshtra dhe dezinformata, tjetër flet, e tjetër transmetohet e kështu me radhë. Mediat botërore si “Associated Press” apo “Washington Post” mund të transmetojnë një informacion korrekt, por nuk mund të njëjtën ta bëjnë mediat e financuara nga Fondacioni Soros në Maqedoni. Por, ka ilaç edhe për atë”- thotë Gruevski dhe paralajmëron se ilaçin do ta tregojë në vazhdim të intervistës.

Ndryshe, për festën e Vitit të ri ai ka qenë në shtëpi me familjen, pastaj dy-tre ditë në Mavrovë, por nuk pranon se po pushon, por thekson se ka qenë “në pushim aktiv dhe ka lexuar edhe ndonjë libër”.

“Parimisht pushim edhe pse në mendime punoja maksimalisht duke bërë plane dhe strategji se si të vazhdohet më tutje. Kisha edhe disa materiale me vete.. lexova edhe ndonjë libër. “ Përsëri Madhështore” nga Donald Trump. Është shumë interesante, ua rekomandoj”- thotë Gruevski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button