Asnjë ndryshim gjatë pushimit dimëror, problemet e njejta përsëriten

Gjysmëvjetorin e dytë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme e fillojnë sërish me probleme të njëjta pasi që asgjë nuk ka ndryshuar gjatë pushimeve dimërore. Mungesa e librave vazhdon të jetë e madhe, po ashtu gabimet skandaloze që ende janë prezent në përmbajtjen e testeve shkollore, mungesa e hapësirës në disa shkolla, do të vazhdojnë t’i shoqërojnë nxënësit shqiptarë edhe këtë gjysmëvjetor.

Problem aktual dhe mjaft i rëndësishëm serish është testimi ekstern i cilie dhe pas premtimeve të vetë ministrit të arsimit, nuk u bë asnjë ndryshim.

Për këtë çështje Unioni i nxënësve rë Maqedonisë ka bërë një kërkesë drejtuar MASH-it, që testimi ekstern të anulohet

“Këtë kërkesë e bazojmë në problemet e shumta të cilat janë të theksuara më poshtë:

1.Testimi ekstern si metodë joadekuate për kontrollë (nxënësit gjatë testimit mund të ndikohen nga faktorët emocional)

2.Pjesëmarrja e notës nga testimi ekstern në notën e përgjithshme, ndikon në suksesin e nxënësve

3.Mungesa e teksteve shkollore për lëndët kyçe, për të cilat nxënësit do ti nënshtrohen testimit ekstern

4.Përkthimi jo adekuat ( në të shumtën e rasteve pyetjet janë të paqarta)

5.Numri i madh i gabimeve teknike në pyetjet

6.Zbatimi joadekuat i Rregullores për testim ekstern në praktikë

7.Disa pyetje nuk janë pjesë e Plan-programeve vjetore.

Nëse kërkesa jonë nuk realizohen deri me datë 25.01.2016, ne si “Unioni i nxënësve të R. së Maqedonisë”  jemi të gatshëm të vijmë te ju dhe ti diskutojmë problemet e lartpërmendura, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të mirë për të dyja palët. Në të kundërtën, ne do të vazhdojmë me organizimin e protestave në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, me të vetmin qëllim, bojkotim të testimit ekstern”, thuhet në reagimin e Unionit.

Ndërkaq shkollat periferike edhe këtë gjysëmvjetor e fillojnë në kushte të mjerueshme dhe jo të përshtatshme për zhvillimin e mësimit.

Disa në to janë edhe shkollat fillore  “Liman Kaba” në Lubeten të Shkupit, “Vasill Gllavinov” në fshatin Slivnik të Velesit dhe shkolla “Ismail Qemali”në Nerasht të Tetovës.

Drejtori i shkollës fillore të Lubetenit, Xhezmi Abdyrrahmani thotë se kushtet në këtë shkollë vazhdojnë të jenë të papërmirësueshme dhe shton se është vështirë që kështu të zhvillohet mësimi.

“Kushtet janë të njëjta pa asnjë ndryshim. Ministri i Arsimit ende nuk na ka vizituar por nga MASH na e kërkuan plan projektin për rindërtimin e shkollës dhe ka më shumë se një muaj e gjysmë që e kemi dërguar por ja që ende nuk kemi asnjë informacion lidhur më këtë çështje, shpresojmë që sa më shpejtë të rregullohet shkolla sepse nuk është mirë që klasat të jenë të improvizuara dhe numri i nxënësve në një klasë të jetë tejet i madh, sepse këto gjëra ndikojnë dhe pengojnë dukshëm zhvillimin e mësimit”, tha për Portalb, Abdyrrahmani.

Po ashtu pothuajse e njëjta situatë mbizotëron edhe në shkollën fillore  “Vasill Gllavinov” në fshatin Slivnik të Velesit, ku mësimdhënësi Qemal Musa thotë për Portalb, se ende nuk ka inventarë dhe se mësimi do të fillon ne objektin e vjetër.

“Ishte paraparë që tani më ne të dilnim në objektin e ri mirëpo një gjë e tillë është e pamundur pasi që objekti është përfunduar por mungon inventari dhe pa atë nuk mund të hyjmë dhe të zhvillojmë mësimin”,tha Musa.

Gjithashtu edhe objekti i shkollës fillore “Ismail Qemali” në Nerasht të Tetovës është i vjetër dhe procesin mësimor e ndjekin në kushte të rënda, madje edhe me rrezikun nga shembja e kulmit të shkollës i cili mbahet nga drunj të kalbur.

“Për momentin nuk ka asgjë të re. Ne projektin ia kemi dërguar komunës për renovimin e kulmit dhe është i përgatitur në gjuhën maqedonase angleze dhe gjermane, e kemi dërguar edhe në shtetet tjera por, deri më tani nuk ka asgjë të re në lidhje me kulmin. Ne më herrët para borës kemi venduar direkët e çatisë e kemi përforcua pak që t`mos bjer ajo por është rrezik. Tash është pak borë por me ra borë më e madhe ajo është në rrezik dhe mundë të bie. Në shkollë kemi 230 nxënës dhe plus çerdhen e fëmijëve diku rreth 260 krejtësisht”, tha kohë më parë Azir Mustafi, drejtor i kësaj shkollë.

Jo zyrtarisht mësohet se inspektorët e MASH-it kanë vizituar këtë shkollë por kanë konstatuar se nuk ka nevojë për rikonstruim, pasi që nuk kanë kontrolluar dhe vizituar fare kulmin i cili rrezikon të shembet. Sipas informacioneve, ata kanë shikuar dhe kontrolluar vetëm katin e parë të kësaj shkolle./Portalb.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button