Problemet e teksteve shkollore skandaloze në kurriz të nxënësve edhe në 2016-tën

Edhe këtë vit apo gjegjësisht gjysmë vjetorin e parë, nxënësit shqiptarë po e përfundojnë me një mungesë të madhe të teksteve shkollore, me fyerje skandaloze në librat ekzistues nga të cilët mësojnë, si dhe me libra të shkatërruar.

Mësimdhënësit, prindërit u ankuan shpesh herë për përmbajtjen, kualitetin si dhe mungesën e librave, mirëpo ankesa e tyre hasi në vesh të shurdhër për arsye se Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ende nuk ka ndërmarrë asgjë për asnjë nga ankesat e parashtruara.

Premtimet e ministrit të Arsimit Ademi, se të gjitha shkollat në vend do të furnizohen me tekstet shkollore, nuk u realizuan. Një muaj më parë vet Ademi për mungesën e teksteve kishte fajësuar drejtorët e shkollave.

Gabimet skandaloze që hasen në tekstet e tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së  ndryshme, duke filluar nga gabimet gjuhësore, konceptuale e deri te fyerjet do të vazhdojnë të jenë prezent edhe gjatë këtij viti.

Edhe pse tani më një kohë u nënshkrua Marrëveshja në fushën e arsimit mes MASH-it të Maqedonisë dhe Shqipërisë, ende nuk ka asgjë konkrete se si mund të ndihmojë Shqipëria, Maqedoninë për përmirësimin e teksteve skandaloze.

Kurse nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, zgjidhje sheh  Marrëveshjen për të marrë libra nga Universiteti i Kembrixhit.

Ndërkaq mësimdhënësit dhe prindërit ankohen se librat janë mjaft të vështirë dhe se kërkojnë punën praktike, kurse në Maqedoni sidomos tek paralelet shqipe numri i nxënësve në një klasë është tejet i madh për të punuar në këtë mënyrë.

Ata vazhdojnë të shpresojnë që ndoshta në 2016 do të ketë ndonjë lëvizje lidhur me unifikimin e teksteve shkollore me Shqipërinë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button