Shkolla e Slivnikut ngelet pa inventar!

Objekti i shkollës fillore “Vasil Gllavinov” në fshatin Slivnik të Velesit është përfunduar mirëpo i njëjtë ka mbetur pa inventar.

Mësimdhënësi i kësaj shkolle Qemal Musa bën të ditur për Portalb, se ky objekt njëherë u ndërtua me disa gabime më pas ato u korrigjuan mirëpo tani mungon inventari.

“Ishte paraparë që tani më ne të dilnim në objektin e ri mirëpo një gjë e tillë është e pamundur pasi që objekti është përfunduar por mungon inventari dhe pa atë nuk mund të hyjmë dhe të zhvillojmë mësimin”,tha Musa.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë për Portalb se objekti ishte projekt i MASH dhe se i njëjtë është realizuar kurse sa i përket inventarit, atë duhet ta siguron komuna e Velesit.

“Ndërtimi i objektit është bërë nga MASH dhe është realizuar kurse sa i përket inventarit ai duhet të bëhet nga ana e Komunës, kurse neve na ngelet të investojmë edhe në klasën e informatikës dhe përfundon projekti”, thonë nga zyra për informim në MASH.

Musa sqaron për Portalb se është takuar me përfaqësues të komunës dhe se ata i kanë ofruar inventarë të përdorur.

“Përfaqësues të Komunës së Velesit na propozuan inventar të përdorur dhe njehëre pranuam por kur pamë inventarin refuzuam sepse ai ishte tërësisht i shkatërruar. Ai ishte lënë jashtë përdorimit kurse neve na ofrohej për përdorim”, tha Musa.

Komuna e Velesit ankohet se nuk ka fonde që për momentin të sigurojë inventarë të ri për këtë objekt shkollor.

“Nuk e di kur do të dalim në objektin e ri pasi që nga komuna na thanë që për momentin nuk ka mjete financiare për të siguruar inventar të ri për objektin e ri shkollor”, shtoi Musa.

Ndryshe, 86 nxënësit e shkollës fillore ‘Vasill Gllavinov’ të fshatit Slivnik të Komunës së Velesit ndjekin mësimin në vetëm 1 klasë në kushte të mjerueshme./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button