Shkolla fillore ‘Ismail Qemali’ në Nerasht të Tetovës rrezikon shembjen

Edhe pse problemi është alarmuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës para dy viteve, mbi 230 nxënës të Shkollës Fillore ‘Ismail Qemali’ të Nerashtit të Tetovës, procesin mësimor e ndjekin në kushte të rënda, madje edhe me rrezikun nga shembja e kulmit të shkollës i cili mbahet nga drunj të kalbur. Drejtori i Shkollës Azir Mustafa thotë se për shkak të neglizhencës së institucioneve për të ndihmuar këtë Shkollë, në mënyrë vullnetare kanë ndërmarrë masa mbrojtëse duke venduar ca shtylla druri, por ata nuk garantojnë siguri për nxënësit që mësojnë nën kulmin që është duke u shembur, transmeton Alsat M.
“Për momentin nuk ka asgjë të re. Ne projektin ia kemi dërguar komunës për renovimin e kulmit dhe është i përgatitur në gjuhën maqedone angleze dhe gjermane, e kemi dërguar edhe në shtetet tjera por, deri më tani nuk ka asgjë të re në lidhje me kulmin. Ne më herrët para borës kemi venduar direkët e çatisë e kemi përforcua pak që t`mos bjer ajo por është rrezik. Tash është pak borë por me ra borë më e madhe ajo është në rrezik dhe mundë të bie. Në shkollë kemi 230 nxënës dhe plus çerdhen e fëmijëve diku rreth 260 krejtësisht”, deklaroi Azir Mustafi, Drejtor i Sh. F. “Ismail Qemali” Nerasht.

Drejtori thotë se ka aplikuar me projekt konkret në Ministrinë e Arsimit, edhe pse ka marr përgjigje pozitive ende nuk është ndërmarrë asgjë.

Lajme të ngjashme

Back to top button