Unioni i nxënësve të Maqedonisë kërkon anulimin e testimit ekstern

Unioni i nxënësve të Maqedonisë për shkak të problemeve të shumta të cilat u hasën gjatë realizimit të testimit ekstern, kërkon nga MASH, anulimin e tij.

“Këtë kërkesë e bazojmë në problemet e shumta të cilat janë të theksuar më poshtë:

  1. Testimi ekstern si metodë joadekuate për kontrollë (nxënësit gjatë testimit mund të ndikohen nga faktorët emocional)
  2. Pjesëmarrja e notës nga testimi ekstern në notën e përgjithshme, ndikon në suksesin e nxënësve
  3. Mungesa e teksteve shkollore për lëndët kyçe, për të cilat nxënësit do ti nënshtrohen testimit ekstern
  4. Përkthimi jo adekuat ( në të shumtën e rasteve pyetjet janë të paqarta)
  5. Numri i madh i gabimeve teknike në pyetjet
  6. Zbatimi joadekuat i Rregullores për testim ekstern në praktikë
  7. Disa pyetje nuk janë pjesë e Plan-programeve vjetore.

Njëkohësisht, Ju informojmë se nëse kërkesa jonë nuk realizohen deri me datë 25.01.2016, ne si “Unioni i nxënësve të R. së Maqedonisë” jemi të gatshëm të vijmë te ju dhe ti diskutojmë problemet e lartpërmendura, me qëllim të gjetjes së një zgjidhje të mirë për të dyja palët”, thuhet në kumtesën e Unionit.

Gjithashtu nga ky Union thonë se nëse kjo kërkesë e tyre nuk merret parasysh, ata do të vazhdojnë me organizimin e protestave në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë, me të vetmin qëllim, bojkotim të testimit ekstern.

 

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button