fbpx

BOMBA 17: Zgjedhjet në Prilep, VMRO gjobiti dhe mbylli kompani dhe lokale

Në konferencën për shtyp të LSDM-së , partia opozitare po prezanton materiale që kanë të bëjnë me zgjedhjet në Prilep.

Në bisedat e përgjuara, flasin kreu i Prilepit Marjan Risteski dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski.

Ata flasin për një anketë, rezultatet e së cilës tregojnë se në Prilep ka rënë rejtingu i VMRO-DPMNE-së.

Risteski kërkon nga Janakieski që të bëhet diçka tjetër në Prilep dhe jo vetëm rrugët.

Kreu i Komunës shprehet me një term fyes për qytetarët e Prilepit, pasi ata sipas tij “nuk dinë ta vlerësojnë punën e Komunës së Prilepit” .

Në bisedat e tjera, dëgjohen Risteski dhe ministri i Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska.

Risteski i kërkon Jankullovskës që MPB të veprojë në lidhje me incident, ku gjoja aktivistët e LSDM-së kanë rrahur ata të VMRO-DPMNE-së.

Jankullovska në bisedën tjetër i thotë Risteskit se incident është i paqenë dhe se mes aktivistëve ka pasur vetëm një konflikt verbal, për të cilin nuk mund të veprohet me kallëzim penal.

Në përgjimet e tjera që publikoi LSDM, flitet për masat e hakmarrjes që ka marrë kreu i Komunës së Prilepit, për të gjobitur kompanitë dhe lokalet në pronësi të anëtarëve të LSDM-së.

Në këto biseda, Marjan Risteski, Mile Janakieski dhe Zoran Stavrevski flasin për mënyrat si të dënohen anëtarët socialdemokratë dhe t’u hakmerren të gjithë atyre që kanë punuar kundër interesave të VMRO-së në Prilep.

Janakieski në bisedën e radhës flet për gjobën prej 11 mijë eurosh që i është vënë kompanisë së ish-kandidatit të LSDM-së për Komunën e Prilepit, Hari Lokvenec.

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

BOMBA 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

BOMBA 13: Gruevski dhe Janakievski, diskutojnë parcelat prej 17 milion eurove (VIDEO)

BOMBA 14: Si Gruevski ujdis tenderë për përfitime personale milionëshe (VIDEO)

BOMBA 15: Si i realizon bizneset milionëshe korruptive Sasho Mijallkovi (VIDEO)

BOMBA 16: Jankullovska me fyerje ndaj shqiptarëve, mobilizon dhe armatën për zgjedhjet

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close