fbpx

Bomba e 11: Pushteti vjedh votat, malltreton dhe reketon në qytetin e Zaevit (Audio)

LSDM konferencën për shtyp sot në qytetin e liderit të kësaj partie Strumicë, zbardhi bisedat mes deputetes Silvana Boneva dhe kryeministrit Nikolla Gruevski, liderit të PDSH-së Menduh Thaçi dhe shefit të DZK-së Sasho Mijallkov, Gruevskit me gazetarin Latas si dhe ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ministrit të financave Zoran Stavreski si dhe ministrit të transportit dhe lidhjeve Janakievski me bashkëbisedues. Sipas deputetit Pançe Orcev, e gjithë makineria e VMRO-së madje së bashku me PDSH-në është aktivizuar për vjedhien e votave në Strumicë.

Në bisedë telefonike dëgjohet se në shpërndarjen e letërnjoftime ka qenë i përfshirë edhe kryeshefi i Sektorit Policor të Strumicës, Marjan Nakovski.

Në një prej bisedave të publikuara sot, deputetja e VMRO DPMNE-së Silvana Boneva i paralajmëron kryeministrin Gruevski se bashkëpartiaku i tyre Sllave Goshev ka reketuar thuajse gjithë bizneset në Strumicë, që sipas saj ka irrituar qytetarët e kësaj komune.

Jankullovska kërkon që të mos firmosen proces-verbalet në disa vendvotime, me qëllim që të përsëritet votime dhe, siç thotë Jankullovska, ti nxjerrin për veshi romët të votojnë për VMRO-në. Jankullovska gjithashtu pranon se një anëtarë i VMRO-së ka shtënë me armë zjarri ditën e votimeve, ndërsa MPB-ja ka raportuar rrejshëm se bëhet fjalë për armë gazi.

Dëgjoni nga minuta 3.20 biseda Thaçi – Mijallkov.

“Kam një kërkesë urgjente. A mund të votoni për ne në KSHZ për Strumicën”, thotë zëri i Mijallkovit. Zëri i Thaçit i garanton se menjëherë do të rregullohet kjo punë. Më pas LSDM lëshoi incizimin e bisedës për të cilën thonë se është mes Thaçit dhe anëtarit të KSHZ-së Bedredin Ibrahimi, ku kërkon që Ibrahimi të votojë në favor të VMRO-DPMNE-së. “Jemi marrë vesh me këta…”, i ka thënë Thaçi, bashkëpartiakut të tij Bedredin Ibrahimi.

Në një nga bisedat mes kryeministrit Gruevski dhe gazetarit Dragan Pavlloviq Llatas, Gruevski thotë se me ndihmën e PDSH-së në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, do ti përsërisin zgjedhjet në Strumicë.

Gruevski në bisedë me Llatas: “Tani e di çfarë bëjmë? Merremi vesh me PDSH-në që ata të na japin mbështetje për t’ia punuar Zaevit. Çfarë bëme do të jetë kjo…. hahaha

Bisedat e plota në gjuhën maqedonase të shkruara mund ti gjeni këtu.


LSDM konferencën për shtyp të radhës e mban në Strumicë, ku do të publikohet “bomba” numër 11-të. Pritet që të zbardhen audio-incizime të reja për manipulimet zgjedhore nga bisedat e përgjuara mes funksionarëve të lartë të qeverisë aktuale. Konferenca fillon në ora 14. Në konferencë do të flet deputeti Pançe Orcev.

LEXO MË SHUMË

BOMBA  1: Gruevski ka përgjuar edhe Ali Ahmetin, Rufi Osmanin dhe Menduh Thaçin (VIDEO)

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA  3: Latas, Mijallkov dhe policia montuan burgosjen e Lube Boshkovskit (AUDIO) 

BOMBA  4: Gazetarët nën “tytën” e Mijallkov dhe bandës qeveritare (VIDEO)

BOMBA 5: Plani i Gruevskit për hakmarrje ndaj Canoskit, rrëzim ndërtese.. (VIDEO)

BOMBA 6: Gruevski si i çmendur dhe në mënyrë antiligjore harxhon paratë e kredive dhe të shtetit (VIDEO)

BOMBA 7: Zaev zbardh manipulimet dhe shantazhet e Qeverisë gjatë zgjedhjeve (VIDEO)

BOMBA 8: Ja se çfarë bëri VMRO për ti fituar zgjedhjet (VIDEO)

BOMBA 9: Planet e VMRO-së për bllokimin e Zhernovskit (VIDEO)

BOMBA 10: Lakmitë e Gruevskit për posedime personale (VIDEO)

Tags

Lajme të ngjashme

Komentet

  1. Krejt po m’duket si ajo marrveshja e Majit mes Bdi dhe Vmro e tani mes Lsdm dhe Bdi!!!
    Mjer Mileti …..

Back to top button
Close