Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tallet me qytetarët

Mbyllja e fabrikës për prodhimin e çelikut “Makstil” nuk ka ndikuar në uljen e ndotjes së ajrit, bën të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor . Të dhënat që publikoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor tregojnë se ndotja e ajrit në Shkup, mëngjesin e së hënës, ka lëvizur nga 90 deri 180 mikrogramë PM10 në një metër kub.

Këtë deklaratë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Aleksandra Bujarovska nga Organizata Joqeveritare Front 21/42 e vlerëson si paushalle dhe të pavërtetë.

“Është vërtetuar se zona industriale ndot ajrin për rreth 40 për qind dhe mbyllja e prodhimit të çelikut ‘Makstil”, normal që do të ndikojë në uljen e ndotjes, por ashtu duhet të veprohet edhe me industritë tjera sepse nuk është vetëm Makstil që ndot ajrin”, tha për Portalb, Bujarovska.

Ajo shtoi se kjo ministri nuk ka bë asnjë analizë rreth ndotjes së ajrit nga transporti, ngrohja sepse ngrohtoret e kanë të lejuar që nëse rritet çmimi i gazit ata të përdorin mazut i cili dukshëm ndot ajrin.

“Kjo situatë duhet të inspektohet mirë nga Inspektorati për mjedisin jetësor sepse shumë persona jemi dëshmitarë që Makstil në orët e hershme të mëngjesit dhe ato të vona të mbrëmjes, lëshon tym që ndot ajrin mu në atë kohë kur inspektorati nuk punon. Madje duhet të inspektohen edhe mjetet e transportit si dhe ngrohtoret të cilat po ashtu luajnë rol të rëndësishëm në ndotjen e ajrit”, tha Portalb, Bujarovska.

Qytetarët që banojnë në lagjen Hekurana, ankohen për shkak të tymit të fabrikës “Makstil”, duke thënë që ndotja e ajrit është tejet e dukshme.

“Gjithmonë kur laj rrobat dhe i vendosi të thahen në tarrace, kur i marr pastaj janë të mbuluara me ngjyrë gri që vjen nga tymi i hekuranës. Kjo është e tmerrshme për shëndetin tonë. Fabrikat në vendet e banueshme duhet të mbyllen dhe të mos hapen më”, thonë disa nga banorët e kësaj lagjeje.

Ndotja më e lartë raportohet në Qendër, Lisiçe, Gazi Babë, në Rektorat, si dhe në Karposh. “Makstil” ndërpreu punimet të premten, kur dhe mbaroi afati për vendosjen e filtrave.

Tetova lider i ajrit të ndotur!

Nga ana tjetër, situata me mos mbylljen e fabrikës së Jugohromit mbetet ende më absurde. Minsitri i mjedisit, Nurhan Izairi u mundua ta arsyetojë vendimin e Qeverisë duke thënë se përgjysmimi i punës e jo mbyllja definitive është zgjidhja më e mirë.
Ndërkaq, deputeti i së njëjtës parti të cilës i takon Izairi, Xhevat Ademi si duket harron se kjo parti është në po at qeveri e cila ia zgjati jetën ndotësit në kurriz të shëndetit të qytetarëve.

Këshilli protestues i Lëvizjes EcoGuerilla ka dërguar një reagim ndaj Ministrisë së ekologjisë së Maqedonisë për shkak të mos mbylljes së helmuesit më të madh të Pollogut, fabrikës së Jugohromit. Lexo reagimin e plotë: EcoGuerilla: Qeveritarë, helmoni 340 mijë banorë për 1 mijë të punësuar!

LEXO MË SHUMË
Disa nga protestat e qytetarëve
(VIDEO) Para zyrës së Abdilaqim Ademit mbahet protesta kundër ndotjes
(FOTO-VIDEO) Tetovarët bllokuan rrugën, kundër ndotjes!
Këshilli protestues letër minsitrit Abdylaqim Ademi
(FOTO-VIDEO) Tetovë, u protestua kundër ndotjes së ajrit! 
Protestojnë Banorët e Hekuranës, Makstil dhe Jugohrom të mbyllen
Tetovarët në aksion, ri-aktivizohen protestat për ajrin e ndotur
Niveli i ndotjes së ajrit rritet, Tetova tre herë më e ndotur se Shkupi
Ajri i ndotur, ankohen shitësit në Çarshinë e Shkupit!
Vozitje falas me autobus në kushte kur ajri është i ndotur

 

Lajme të ngjashme

Back to top button