“Jugohromi” nuk do të mbyllet!

Qeveria vendosi që ti jep edhe dy vjet kohë Jugohromit, ndotësit më të madh të ajrit në Pollog, për të përmbushur plotësisht standardet ekologjike. Kombinati do të punojë me kapacitet të përgjysmuar. Ky është kompromisi i arritur mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së, parti të cilat ishin me qëndrime të kundërta rreth mbylljes së Juygohromit.

“Në pjesën e lëshimit të pluhurit që vjen nga kjo kompani, pasi me kujdes u analizua procesi i prodhimit të kompanisë, zvogëlimi do jetë madje edhe mbi 50%, presim diku rreth 60 apo 70% të zvogëlohen emetimet në ajër”, deklaroi Vladimir Peshevski, zëvendëskryeministër i ekonomisë.

A duhet të jenë të kënaqur qytetarët e Tetovës me atë që në dy vitet e ardhshme do thithin 50% ajër më pak të ndotur?

“A duhet të jenë të kënaqur qytetarët e mi me atë që në dy vitet e ardhshme do thithin 50% ajër më pak të ndotur, nuk jam i sigurt, edhe unë nuk jam i sigurt për këtë. Por unë i siguroj qytetarët e Tetovës se nga aspekti ekologjik, ne kemi bërë një hap të madh përpara, kështu që një nga ndotësit potencialë, gjegjësisht ndotja më e madhe nga operatori, mbyllet, kështu që në mënyrë të dukshme do të zvogëlohet ndikimi i ndotjes së ajrit, por nuk do të thotë që në mënyrë drastike do të përmirësohet ndotja në qytetin e Tetovës”, u shpreh Nurhan Izairi, ministër i ambientit jetësor.

Në Jugohrom punojnë 1250 persona. Qeveria i ka vendosur kusht drejtorisë së kompanisë që në punë të mbajë 1100 persona, ndërsa 150 punëtorët tjerë do ngelen pa punë 6 muaj, ndërsa më pas patjetër të kthehen në punë.

“Qeveria i lejon maksimalisht të mundë t’i sistemojë 150 punëtorë. Por numrin e të punësuarve patjetër ta mbajë. Ky ishte aspekti social dhe ekonomik të cilin e shqyrtoi qeveria”, theksoi Nurhan Izairi, ministër i ambientit jetësor.

Për dallim nga tetovarët, banorët e Shkupit mund lirshëm të marrin frymë, sepse në fabrikën Makstil është mbyllur reparti i përpunimit të çelikut, gjegjësisht reparti i cili ishte konstatuar se ndotë më së shumti, ndërsa në Makstil do të vazhdojë me punë reparti tjetër për të  cilin është konstatuar se nuk shkakton ndotjen e ajrit.


 

Fabrika e Jugohromit në Jegunovcë nuk do të mbyllet, por do të punojë me kapacitet jo të plotë. Kështu ka vendosur qeveria në mbledhjen që ka zgjatur deri në mesnatë. Siç mëson Alsat-M, dy nga oxhaqet më të mëdha të kombinatit do të jenë jashtë përdorimit deri në përmbushjen e standardeve ekologjike ndërsa nga puna do të largohen përkohësisht vetëm se 100 punëtorë.

Në rast të mos përmbushjes së kritereve atëherë do të pasojë vendimi për mbylljen e tërësishëm të këtij gjigandi që vlerësohet si ndotësi më  i madh i ajrit në rajonin e Pollogut. Me kërkesën për mbylljen e fabrikës dje dolën edhe organizatat joqeveritare të cilat paralajmëruan bllokim rrugës dhe protesta para qeverisë në rast të mos mbylljes së fabrikës. Alsat-M mëson për qëndrime të ndryshme edhe mes partnerëve qeveritar. BDI-ja ishte për mbylljen e fabrikës ndërsa VMRO-ja kundër për shkak të premtimeve parazgjedhore dhënë banorëve të Jegunovcit, pjesa dërrmuese e të cilëve janë të punësuar në “Jugohrom”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Kjo qè po ndodhè èshtè simptomatike!? Makstili mbyllet,ndèrsa Jugokromi JO!?
    Mjere NA Shqiptarèt! KEMI MBET SI JETIMA…

Back to top button